Isaia 46 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Rënia e Babilonisë

1Ra Beli, u rrëzua Neboja!

Idhujt e tyre janë ngarkuar

mbi kafshë e mbi bagëti.

Barrët, që ju i mbanit,

rëndojnë mbi kafshët e këputura.

2Kanë rënë, janë rrëzuar të gjitha,

ngarkesën nuk e shpëtojnë dot,

edhe ato vetë po shkojnë në robëri.

3Më dëgjoni, o shtëpi e Jakobit,

dhe tërë ju, o teprica e shtëpisë së Izraelit,

ju që ju kam mbajtur që në bark të nënës,

që ju kam mbartur që në ngjizje.

4Derisa të plakeni, unë jam po ai,

derisa të thinjeni, unë do t'ju mbaj.

Unë ju kam bërë, unë do t'ju mbart,

unë do t'ju mbaj e do t'ju çliroj.

5Me kë doni të më barazoni

e të ngjashëm të më bëni?

Me kë doni të më krahasoni,

që të njëjtë të jemi?

6Nga kuleta e nxjerrin arin,

argjendin në peshore e matin,

paguajnë argjendarin që t'ua punojë hyjninë,

bien përmbys para saj dhe e adhurojnë.

7E ngrenë mandej mbi supe për ta mbartur,

në vendin e duhur e vendosin.

Atje qëndron, s'luan vendit,

edhe po t'i thërrasësh, nuk përgjigjet,

nga fatkeqësia nuk shpëton askënd.

8Kujtohuni për këtë e mbahuni fort!

Thellohuni për këtë në zemrat tuaja, o të paudhë!

9Kujtohuni për gjërat e tejshkuara,

se unë jam Perëndia e tjetër s'ka,

unë jam Perëndia e të ngjashëm me mua s'ka.

10Që nga fillimi e paralajmëroj të ardhmen,

qëmoti, ngjarjet që s'kanë ndodhur ende.

Ju them se qëllimi im do të përmbushet

e gjithë dëshirat e mia do të plotësohen.

11Nga lindja e thërras shpendin grabitqar,

nga vendi i largët atë njeri për qëllimin tim.

E kam thënë e do ta sjell,

e kam shestuar e do ta bëj.

12Më dëgjoni mua, o zemërgurë,

ju që i rrini larg drejtësisë.

13Drejtësia ime po afron, nuk është larg,

shpëtimi im nuk ka për të vonuar,

Sionit do t'i sjell shpëtimin,

lavdinë time, Izraelit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help