Psalmet 1 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve

dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron,

që nuk rri me përqeshësit,

2por kënaqet me ligjin e Zotit

dhe ditë e natë për atë ligj mendon.

3Ai është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave,

që frytin e jep në stinën e vet

e gjethja nuk i vyshket.

Atij i shkon mbarë gjithçka bën.

4Por nuk ndodh kështu me të paudhët.

Ata janë si byku që merr era.

5Të paudhët nuk do t'i bëjnë ballë gjykimit,

as mëkatarët kuvendit të të drejtëve.

6 Zoti e njeh mirë udhën e të drejtëve,

ndërsa udha e të paudhëve do të marrë fund.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help