1 Kronikave 27 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Ushtria

1Këta janë bijtë e Izraelit, sipas numrit të krerëve të fiseve, kryemijësit dhe kryeqindësit, nëpunësit në shërbim të mbretit, sipas rendeve me të cilat hynin e dilnin për çdo muaj, gjatë të gjithë muajve të vitit. Çdo rend kishte nga njëzet e katër mijë vetë.

2Në krye të rendit të parë të muajit të parë u caktua Jashobeami, biri i Zabdielit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

3Ai ishte një nga pasardhësit e Perecit dhe ishte kreu i të gjithë prijësve të ushtrisë për muajin e parë.

4Në krye të rendit të muajit të dytë u caktua Doda Ahohiti. Në krye të rendit të tij ishte Mikloti. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

5Prijësi i tretë ushtarak, për muajin e tretë, ishte Benajahu, biri i kryepriftit Jehojada. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

6Ky, Benajahu, ishte njëri prej tridhjetë trimave, kreu i të tridhjetëve dhe i rendit të vet. Amizabadi ishte biri i tij.

7I katërti, për muajin e katërt, ishte Asaheli, vëllai i Joabit, pas të cilit vinte i biri, Zebadjahu. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

8I pesti, për muajin e pestë, ishte prijësi Shamhut Izrahiti. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

9I gjashti, për muajin e gjashtë, ishte Irai, biri i Ikesh Tekoitit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

10I shtati, për muajin e shtatë, ishte Halec Peloniti, njëri prej pasardhësve të Efraimit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

11I teti, për muajin e tetë, ishte Sibeka Hushatiti, prej zerahitëve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

12I nënti, për muajin e nëntë, ishte Abiezer Anatoti, prej benjaminasve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

13I dhjeti, për muajin e dhjetë, ishte Mahara Netofatiti, prej zerahitëve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

14I njëmbëdhjeti, për muajin e njëmbëdhjetë, ishte Benajah Piratoniti, prej pasardhësve të Efraimit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

15I dymbëdhjeti, për muajin e dymbëdhjetë, ishte Helda Netofatiti, prej Otnielit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

Krerët e fiseve të Izraelit

16Në krye të fiseve të Izraelit ishin këta: për fisin e Rubenit ishte udhëheqës Eliezeri, biri i Zikriut; për të Simeonit, Shefatjahu, biri i Makahut;

17për të Levit, Hashabiahu, biri i Kemuelit; për të Aronit, Cadoku;

18për të Judës, Elihui, njëri prej vëllezërve të Davidit; për të Isaharit, Omriu, biri i Mikaelit;

19për të Zabulonit, Ishmajahu, biri i Abdisë; për të Neftaliut, Jerimoti, biri i Azrielit;

20për pasardhësit e Efraimit, Hosea, biri i Azazjahut; për gjysmën e fisit të Manaseut, Joeli, biri i Pedajahut;

21për gjysmën tjetër të Manaseut në Gilead, Idoi, biri i Zakarisë; për Benjaminin, Jasieli, biri i Abnerit;

22dhe për Danin, Azareli, biri i Jerohamit. Këta ishin prijësit e fiseve të Izraelit.

23Davidi nuk i numëroi ata që ishin më të rinj se njëzet vjeç, sepse Zoti kishte thënë se do ta shumonte Izraelin sa yjet e qiellit.

24Joabi, biri i Cerujahut, filloi të numëronte, por nuk përfundoi. Për këtë arsye pati zemëratë në Izrael dhe numërimi nuk hyri në librin e Kronikave të mbretit David.

25Kujdestari i thesarit të mbretit ishte Azmaveti, biri i Adielit. Kujdestari i thesareve të fushave, të qyteteve, të fshatrave e të kullave ishte Jonatani, biri i Uziahut.

26Përgjegjësi i punëtorëve të arave, për punimin e tokës, ishte Ezriu, biri i Kelubit.

27Përgjegjësi i vreshtave ishte Shime Ramatiti, ndërsa përgjegjës për prodhimet e vreshtave dhe për qilarët e verës ishte Zabdi Shifmiti.

28Përgjegjësi i ullishtave dhe i fiqve në Shefelah ishte Baal Hanan Gederiti, ndërsa përgjegjësi i qilarëve të vajit ishte Joashi.

29Përgjegjësi për bagëtitë që kullotnin në Sharon ishte Shitra Sharoniti. Përgjegjësi për bagëtitë në lugina ishte Shafati, biri i Adlajit.

30Përgjegjësi për devetë ishte Obil Ishmaeliti, ndërsa për gomarët Jehdejah Meronotiti.

31Përgjegjësi për grigjat ishte Jaziz Hagriti. Të gjithë këta ishin kujdestarët e pronave të mbretit David.

32Jonatani, ungji i Davidit, ishte këshilltar. Ai ishte njeri i zgjuar e shkrues. Bashkë me Jehielin, birin e Hakmoniut, ai kujdesej për bijtë e mbretit.

33Ahitofeli ishte këshilltar i mbretit. Husha Arkiti ishte mik i mbretit.

34Pas Ahitofelit erdhi Jehojadai, biri i Benajahut, dhe Abiatari. Prijësi i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help