Fjalët e urta 10 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Fjalët e urta të Solomonit

1Fjalët e urta të Solomonit.

Biri i urtë e gëzon të atin;

biri i marrë e trishton të ëmën.

2Thesaret e mbledhura me prapësi,

nuk bëjnë dobi,

ndërsa drejtësia çliron nga vdekja.

3 Zoti s'e lë të drejtin të uritet,

por dëshirimet e të prapëve i hedh poshtë.

4Dora e ngathët e varfëron punëtorin,

dora e shkathët e pasuron.

5Kush mbledh në verë, është bir i urtisë,

kush fle në të korra, është bir i turpërisë.

6Kryet e të mbarit është plot me bekime,

por goja e të paudhëve ndryn dhunë.

7Kujtesa e të drejtit është bekim,

por emri i të paudhëve do të shuhet.

8I urti i pranon urdhërimet,

kurse gojëpërdali do të rrënohet.

9Kush jeton me përsosuri, jeton i sigurt,

kush jeton me dredhi, do të zbulohet.

10Kush shkel syrin, sjell mundim,

kurse gojëpërdali do të rrënohet.

11Goja e të drejtit është burim jete,

goja e të paudhëve ndryn dhunë.

12Urrejtja nxit grindje,

por dashuria mbulon çdo shkelje.

13Në buzët e të mençurit gjendet urtia,

i pamendi do shkopin kurrizit.

14Të urtët grumbullojnë dije,

por goja e të marrit afron rrënimin.

15Kështjella e të kamurit është kamja e tij,

rrënimi i skamnorit është skamja e tij.

16Shpërblimi i të drejtit të çon në jetë,

fitimi i të paudhit në mëkat.

17Kush mban rregullin është në udhën e jetës,

por kush shpërfill qortimet, birret.

18Kush fsheh urrejtjen, gënjen me gojën e vet,

kush përhap thashetheme, është i marrë.

19Kur flitet shumë, nuk shmangen gabimet,

por kush mban gojën, vepron me mend.

20Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur,

zemra e të paudhëve vlen fare pak.

21Buzët e të drejtit ushqejnë shumë veta,

por të marrët vdesin prej marrëzisë së vet.

22Bekimi i Zotit sjell begati

e mundi s'i shton asgjë.

23I marri dëfrehet me të keqen,

ndërsa i mençuri me urtinë.

24Të paudhin do ta gjejë çfarë ai druan,

të drejtit do t'i plotësohet dëshira.

25Kur kalon stuhia, i paudhi s'është më,

por i drejti qëndron në amshim.

26Si uthulla në gojë e si tymi në sy,

ashtu është përtaci për ata që e punësojnë.

27Droja e Zotit i shton ditët e jetës,

por vitet e të paudhit do të jenë të shkurtra.

28Shpresa e të drejtit sjell gëzim,

por shpresa e të paudhit do të fishket.

29Udha e Zotit është streha e të përsosurve,

por keqbërësit do të rrënohen.

30I drejti nuk do të trandet kurrë,

por të paudhët nuk do të rrojnë mbi dhe.

31Nga goja e të drejtit buron urtia,

por gjuha e përdalë do të këputet.

32Buzët e të drejtit dinë çfarë është e hijshme,

por goja e të paudhëve qet ligësi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help