Baruku 5 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Hiqe, Jerusalem, petkun e pikëllimit e të mjerimit,

vishu përgjithmonë me hijeshinë e lavdisë,

që vjen prej Perëndisë.

2Mbështillu me gunën e drejtësisë,

që vjen prej Perëndisë,

kësulën e lavdisë së amshuar

vëre në kokën tënde,

3se Perëndia do ta shfaqë nën qiell

tërë shkëlqimin tënd.

4Do të thirresh me emrin

që të dha Perëndia në amshim:

«Paqja e drejtësisë»,

«Lavdia e hyjdashjes».

5Ringrihu, Jerusalem, e qëndro lart,

vështro kah lindja

e shihi bijtë e mbledhur nga perëndimi në lindje,

prej fjalës së të Shenjtit,

të gëzuar, se i kujtoi Perëndia.

6Dolën prej teje më këmbë,

të ngarë nga armiku,

por do t'i sjellë te ti Perëndia,

mbartur me lavdi porsi fron mbretëror.

7Se Perëndia urdhëroi të rrafshohet

çdo mal i lartë e shkrepat shekullorë,

të mbushen luginat e të sheshohet toka,

që Izraeli të ecë i sigurt

në lavdinë e Perëndisë.

8Edhe pyjet e çdo pemë erëmirë

i bëjnë hije Izraelit me urdhër të Perëndisë,

9se Perëndia do t'i prijë me gëzim Izraelit

në dritën e lavdisë së vet,

me mëshirë e drejtësi,

që vijnë prej tij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help