Urtia 16 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Armiqtë e Izraelit

1Prej idhujve u ndëshkuan me të drejtë idhujtarët,

prej bishave të shumta u munduan.

2Por, u tregove i mirë me popullin tënd e nuk e ndëshkove,

i dërgove një ushqim të panjohur,

thëllëza për të shuar urinë.

3Armiqtë dëshironin të hanin,

por panë pështirësitë që u dërgove dhe u iku uria.

Populli yt, ndonëse pak i uritur,

e hëngri ushqimin e panjohur.

4U desh t'i zinte skamja sundimtarët,

që populli yt të shihte mundimin e armiqve.

5Kur mbi ta erdhi furia e egërsirave

dhe kafshimet e gjarpërinjve të spërdredhur po i shkatërronin,

zemërimi yt nuk zgjati deri në fund.

6Si paralajmërim i mundove pak kohë,

që të mbanin si shenjë shpëtimi urdhërimet e ligjit tënd.

7Kush i drejtohej shenjës nuk shpëtohej nga çfarë shihte,

por prej teje, shpëtimtar i të gjithëve.

8Kështu i binde armiqtë tanë

se nga çdo e ligë, ti je shpëtimtar.

9Nga kafshimet e karkalecëve dhe të mizave vdiqën,

dhe nuk iu gjet shërim për shpirtrat,

se ishin të denjë për t'u ndëshkuar.

10Por bijtë e tu nuk u mposhtën

nga dhëmbët e gjarpërinjve helmues,

se mëshira jote i mbrojti dhe i shëroi.

11Kafshimi i gjarpërinjve u kujtonte fjalët e tua,

dhe menjëherë shpëtonin,

që të mos binin në harresë,

por të kujtonin gjithmonë mirësinë tënde.

12Asnjë bar dhe asnjë melhem nuk i shëroi,

veç fjala jote, o Zot, që përtërin çdo njeri.

13Ti ke pushtet mbi jetën dhe vdekjen,

zbret në grykën e skëterrës e ngjitesh lart sërish.

14Prej ligësisë së vet vret njeriu,

shpirtin e dalë s'e kthen dot pas,

shpirtin që u mor nuk mund ta çlirojë.

15Krahut tënd nuk i ikën askush.

16Të pabesët nuk deshën të të njihnin,

i fshikulloi krahu yt i fuqishëm,

u ndëshkuan me shi të beftë,

me breshër e stuhi të papara,

i përpiu zjarri.

17Por ndodhi çudia!

Uji që shuan çdo flakë,

e bënte zjarrin më të fortë,

se mbarë gjithësia i përkrah të drejtët.

18Nganjëherë flaka pakësohej

që të mos i digjte kafshët

dërguar kundër të pafeve,

e këta të shihnin e të kuptonin

se gjykimi i Perëndisë i ndiqte.

19Zjarri bëhej ndonjëherë më i fortë edhe në mes të ujit,

që të digjte prodhimet e tokës së padrejtë.

20Por popullit tënd i dhe ushqimin e engjëjve,

bukë të gatshme nga qielli, pa lodhje,

të gjithë i kënaqte, të gjithëve u shijonte.

21Ushqimi yt u shfaqte ëmbëlsinë tënde bijve të tu,

çfarë u shtrove përpara ua kënaqte dëshirën,

i përshtatej shijes së kujtdo.

22Bora dhe akulli i qëndronin zjarrit pa u shkrirë,

që ata të mësonin se të korrat e armiqve

i shkatërroi zjarri që digjej brenda breshrit

që shkëlqente mes stuhisë.

23Zjarr i harroi vetitë e natyrshme,

që të drejtët të gjenin ushqim.

24Krijesa të shërben ty, o krijues,

ndëshkim bëhet kundër të padrejtëve,

dobi për ata që besojnë në ty.

25Prandaj edhe asokohe mori të gjitha trajtat,

u shërbeu dhuratave të tua gjithushqyese

siç e kërkonin nevojtarët,

26që bijtë e tu të dashur të mësonin, o Zot,

se njeriun nuk e ushqejnë frytet e bimëve,

por fjala jote i mban besimtarët e tu.

27Çfarë nuk shkatërroi zjarri

e ngrohën rrezet e diellit dhe e shkrinë,

28që ta dinin se duhej të të falënderonin

pa dalë rrezja e diellit

dhe të të luteshin ty sapo të dilte drita.

29Shpresa e mosmirënjohësit

do të shkrihet si bryma e dimrit,

do të kalojë si ujë i padobishëm.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help