1Nëse bën mirë, dije kujt ia bën
e do të të falënderojnë për të mirat.
2Bëji mirë njeriut besimtar e do të shpërblehesh,
nëse jo nga ai vetë, nga i Tejlarti.
3Nuk begatohet njeriu që nuk heq dorë nga e keqja,
as ai që nuk jep lëmoshë.
4Jepi njeriut besimtar,
por mos e ndihmo mëkatarin.
5Bëji mirë të përulurit
e mos i jep të pafeut.
Mbaje për vete bukën e mos ia jep,
që mos të të sundojë falë saj.
Dyfishin e të ligave do të marrësh
për çdo të mirë që i bën.
6Edhe i Tejlarti i urren mëkatarët
dhe të pafetë i ndëshkon.
7Jepi njeriut të mirë
dhe mëkatarin mos e ndihmo.
8Miku nuk njihet në begati,
armiku nuk fshihet në kohë të ligë.
9Kur dikush begaton, armiqtë mërziten,
në kohë të ligë e braktisin edhe miqtë.
10Kurrë mos i zër besë armikut,
si bakër i ndryshkur është dinakëria e tij.
11Edhe kur përulet e nënshtrohet,
kujdesu e ruaju prej tij,
sillu me të si ai që pastron pasqyrën
e do ta marrësh vesh se është e ndryshkur.
12Mos e mbaj pranë,
se të përzë e të merr vendin.
Mos e ul në të djathtën tënde,
se të kërkon vendin tënd.
Në fund do t'i kujtosh fjalët e mia
e nuk do të të pëlqejnë.
13Kujt i vjen keq kur gjarpri kafshon zbutësin e vet,
apo për ata që u afrohen bishave të egra?
14Po kështu, askujt s'i vjen keq për kë shoqërohet me mëkatarin
dhe bëhet pjesë e mëkateve të tij.
15Ai rri me ty për pak kohë,
kur rrëzohesh, nuk të gjendet.
16Me buzë armiku flet ëmbël,
por me zemër dëshiron të të groposë.
Armikut mund t'i njomen sytë,
por, kur të mundet, nuk ngopet me gjak.
17Kur të gjen fatkeqësia, ai të del përpara,
shtiret se po të ndihmon, por të ngre kurth.
18Tund kokën, fërkon duart,
murmurin pareshtur e i ndërron fytyra.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
