Tobia 11 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Shërimi i Tobitit

1Kur iu afruan Kaserinit, kundruall Ninivës, Rafaeli tha:

2«Ti e di si e kemi lënë atin tënd.

3Të shkojmë para gruas sate e të përgatitim shtëpinë, para se të vijnë njerëz».

4Ndërsa po ecnin të dy bashkë, Rafaeli i tha: «Mbaje në dorë tëmthin». Edhe qeni ecte me ta, para tij dhe Tobisë.

5Ana ishte ulur dhe po vëzhgonte udhën e birit të vet.

6Kur vërejti se po vinte, i tha atit të tij: «Ja, po vjen yt bir dhe njeriu që kishte shkuar me të».

7Rafaeli i tha Tobisë, para se t'i afrohej të atit: «E di mirë se sytë e tij do të hapen sërish.

8Lyeja sytë me tëmthin e peshkut, se bari do t'ia hollojë e do t'ia heqë cipën e syve dhe yt atë do të shikojë sërish e do të shohë dritën».

9Ana vrapoi, iu hodh në qafë të birit e i tha: «Të pashë, o bir, prandaj mund të vdes që tani». Dhe u shkreh në vaj.

10Edhe Tobiti u çua dhe, duke iu marrë këmbët, doli te dera e tremes.

11Tobia eci drejt tij me tëmthin e peshkut në dorë, i fryu në sy, e mbajti dhe tha: «Guxim, atë!». Dhe i vuri barin në sy.

12Pastaj, me të dyja duart, ia hoqi cipat nga cepat e syve.

13Atëherë ai iu hodh në qafë, shpërtheu në vaj e i tha: «Të shoh, o bir, drita e syve të mi!».

14E tha:

«Qoftë bekuar Perëndia,

bekuar qoftë emri i tij i madh,

bekuar qofshin tërë engjëjt e shenjtë të tij!

U madhëroftë ndër ne emri i tij i madh,

bekuar qofshin engjëjt përgjithmonë»!

15Atëherë Tobia hyri i ngazëlluar dhe bekoi Perëndinë me plot gojën. Tobia i tregoi të atit se udha i kishte shkuar mbarë, se e kishte sjellë argjendin, se ishte martuar me Sarën, të bijën e Raguelit, dhe se ajo ishte udhës, shumë afër portës së Ninivës.

16Tobiti i doli para nuses te porta e Ninivës me hare e duke bekuar Perëndinë. Kur banorët e Ninivës e panë duke ardhur e duke ecur tërë fuqi e pa e marrë për dore askush, mbetën të habitur.

17Tobiti iu afrua Sarës, gruas së Tobisë, birit të vet, e bekoi e i tha: «Qofsh e mirë se ardhur, o bijë! Bekuar qoftë Perëndia yt, që të solli te ne, o bijë! Bekuar qoftë ati yt, bekuar qoftë Tobia, im bir, e bekuar qofsh ti, o bijë! Hyr në shtëpinë tënde e mirë se erdhe, me bekim e hare. Hyr, o bijë!».

18Atë ditë u gëzuan të gjithë judenjtë që gjendeshin në Ninivë.

19Edhe Ahihari e Nadabi, nipërit e tij, erdhën e u gëzuan me të.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help