Nehemia 4 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Por, kur Sanbalati, Tobia, arabët, amonitët e ashdoditët morën vesh se kishte përparuar mëkëmbja e mureve të Jerusalemit dhe se kishin filluar t'i mbylleshin të çarat, u zemëruan shumë.

2Të gjithë së bashku u përbetuan të luftonin kundër Jerusalemit e të shkaktonin trazira në të.

3Atëherë ne iu lutëm Perëndisë sonë e vendosëm rojtarë për t'u mbrojtur prej tyre ditë e natë.

4Judenjtë thoshin: «Po u meket forca ngarkuesve e ka shumë mbeturina, prandaj nuk mund ta kryejmë murin».

5Armiqtë tanë thoshin: «Papritur e pa pandehur do të vërsulemi kundër tyre, do t'i vrasim e do t'u japim fund punimeve».

6Judenjtë, që banonin pranë tyre, erdhën e na thanë nja dhjetë herë: «Ngado të silleni, do të sulen mbi ne».

7Atëherë unë e vendosa popullin, sipas fiseve, në vendet e ulëta prapa murit e nëpër rrahe, me shpata, shigjeta e harqe.

8Pasi pashë punën, u ngrita e u thashë fisnikëve, zyrtarëve e pjesës tjetër të popullit: «Mos kini frikë prej tyre. Kujtoni Zotin e madh e të tmerrshëm dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë e bijat tuaja, për gratë e për shtëpitë tuaja!».

9Kur armiqtë tanë dëgjuan se ne ishim në dijeni të kësaj gjëje, Perëndia i prishi synimet e tyre e ne u kthyem te muri, secili te puna e vet.

10Prej asaj dite gjysma e të rinjve të mi punonte e gjysma mbante shigjetat, shqytet, harqet e mburojat. Prijësit rrinin mbrapa tërë shtëpisë së Judës.

11Ata që ndërtonin murin dhe ata që mbartnin ngarkesën, me njërën dorë bënin punën e me dorën tjetër mbanin armën.

12Secili ndërtues ndërtonte me shpatën ngjeshur në ijë e borizani rrinte bri meje.

13Atëherë u thashë fisnikëve, zyrtarëve e pjesës tjetër të popullit: «Puna është madhe dhe ne jemi të shpërndarë larg njëri-tjetrit në këtë mur.

14Kudo që ta dëgjoni zërin e borisë, mblidhuni këtu te ne. Perëndia do të luftojë për ne».

15Kështu, vijuam punimet, ndërsa gjysma mbanin heshtat nga agu deri në mug.

16Në atë kohë unë i thashë popullit: «Secili ta kalojë natën brenda Jerusalemit me shërbëtorin e vet e të jetë rojtar natën e punëtor ditën».

17Kurrë nuk i hoqëm petkat as unë, as vëllezërit e mi, as shërbëtorët e mi, as burrat e rojës që vinin pas meje. Secili e mbante armën në dorë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help