1Këta janë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isahari, Zabuloni,
2Dani, Jozefi, Benjamini, Neftaliu, Gadi e Asheri.
3Bijtë e Judës ishin Eri, Onani e Shelahu. Të tre i lindën nga Batshua Kananitja, por Eri, i parëlinduri i Judës, u tregua i lig para Zotit, prandaj ai e vrau.
4Tamara, e reja e tij, i lindi Perecin e Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
5Bijtë e Perecit ishin Hecroni e Hamuli.
6Bijtë e Zerahut, Zimriu, Etani, Hemani, Kalkoli, Darai. Gjithsej pesë.
7Bijtë e Harmiut, Ahari, rrëmujtari i Izraelit, i cili tradhtoi në lidhje me gjërat e ndaluara.
8Bijtë e Etanit, Azarjahu.
9Bijtë që i lindën Hecronit ishin Jerahmeli, Rami e Kelubai.
10Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, prijësi i bijve të Judës.
11Nahshonit i lindi Salmai, Salmait i lindi Boazi.
12Boazit i lindi Obedi, Obedit i lindi Jeseu.
13Jeseut i lindi Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi, i dyti, Shimeai, i treti,
14Netaneli, i katërti, Radai, i pesti,
15Ocemi, i gjashti, dhe Davidi, i shtati.
16Motrat e tyre ishin Cerujaha e Abigajla. Të bijtë e Cerujahës ishin tre: Abishai, Joabi e Asaheli.
17Abigajlës i lindi Amasai. I ati i Amasait ishte Jetër Ishmaeliti.
18Kalebi, biri i Hecronit, pati fëmijë edhe me gruan e vet Azubanë, edhe me Jeriotën. Bijtë e saj ishin Jesheri, Shobabi e Ardoni.
19Kur vdiq Azubaja, Kalebi u martua me Efratën, e cila i lindi Hurin.
20Hurit i lindi Uriu e Uriut i lindi Becaleli.
21Pastaj Hecroni shkoi me të bijën e Makirit, të atit të Gileadit, me të cilën u martua kur ishte gjashtëdhjetë vjeç. Ajo i lindi Segubin.
22Segubit i lindi Jairi. Ai kishte njëzet e tre qytete në tokën e Gileadit.
23Geshuri e Arami ua morën fshatrat e Jairit me Kenatin e me rrethinat, gjithsej gjashtëdhjetë qytete. Të gjithë këta ishin bijtë e Makirit, atit të Gileadit.
24Pas vdekjes së Hecronit, Kalebi shkoi me Efratën, gruan e Hecronit, atit të vet, e cila i lindi Ashhurin, të atin e Tekoasë.
25Bijtë e Jerahmelit, të parëlindurit të Hecronit, ishin Rami, i parëlinduri, pastaj Oreni, Ocemi e Ahijahu.
26Jerahmeli pati edhe një grua tjetër me emrin Atara. Ajo qe e ëma e Onamit.
27Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmelit, ishin Maaci, Jamini dhe Ekeri.
28Bijtë e Onamit ishin Shamai e Jadai. Bijtë e Shamait, Nadabi e Abishuri.
29Gruaja e Abishurit quhej Abihajla. Ajo i lindi Ahbanin e Molidin.
30Bijtë e Nadabit ishin Seledi e Apajimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.
31Bijtë e Apajimit ishin Ishiu. Bijtë e Ishiut, Sheshani. Bijtë e Sheshanit, Ahlai.
32Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, Jetri e Jonatani. Jetri vdiq pa lënë fëmijë.
33Bijtë e Jonatanit, Peleti e Zazai. Këta ishin pasardhësit e Jerahmelit.
34Sheshani nuk pati bij, por bija. Ai pati edhe një skllav egjiptian që quhej Jarha.
35Sheshani i dha të bijën për grua Jarhait dhe ajo i lindi Atajin.
36Atajit i lindi Natani, Natanit i lindi Zabadi,
37Zabadit i lindi Eflali dhe Eflalit i lindi Obedi,
38Obedit i lindi Jehu, Jehut i lindi Azarjahu,
39Azarjahut i lindi Haleci, Halecit i lindi Eleasahu,
40Eleasahut i lindi Sismai, Sismait i lindi Shalumi,
41Shalumit i lindi Jekamiahu, Jekamiahut i lindi Elishamai.
42Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmelit, ishin Meshai, i parëlinduri i tij, i ati i Zifit; i biri i Mareshahut ishte i ati i Hebronit.
43Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi e Shemai.
44Shemait i lindi Rahami, i ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai.
45Bijtë e Shamait, Maoni, i ati i Betcurit.
46Efahaja, shemra e Kalebit, lindi Haranin, Mocain e Gazezin. Haranit i lindi Gazezi.
47Bijtë e Jahdait, Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu e Shafi.
48Maka, shemra e Kalebit, lindi Sheberin e Tirhanahun.
49Ajo lindi edhe Shafin, të atin e Madmanahut, Shevain, të atin e Makbenahut dhe të atin e Gibeait. Bija e Kalebit qe Aksahaja.
50Këta qenë bijtë e Kalebit. Bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratahut ishin Shobali, i ati i Kirjat Jearimit,
51Salmai, i ati i Betlehemit, dhe Harefi, i ati i Betgaderit.
52Bijtë e Shobalit, të atit të Kirjat Jearimit, ishin Haroehu, gjysma e manahatitëve,
53fiset e Kirjat Jearimit, hitritët, putitët, shumatitët e mishraitët. Prej tyre dolën coratitët dhe eshtaolitët.
54Bijtë e Salmait ishin Betlehemi, netofatitët, atrotbetjoabitët, gjysma e manahatitëve, coritët,
55fiset e shkruesve, që banonin në Jabec, tiratitët, shimeatitët e sukatitët. Këta qenë kenitët që vinin nga Hamani, i ati i Bet Rekabit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.