Zakaria 7 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Agjërimi i rremë

1Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë në vitin e katërt të mbretit Dar, në ditën e katërt të muajit të nëntë që quhet Kislev.

2Beteli kishte dërguar Sarecerin e Regem Melekun bashkë me shpurën e tij, që t'i përgjëroheshin Zotit

3e të pyesnin priftërinjtë që ishin në shtëpinë e Zotit të ushtrive dhe profetët: «A të mbaj zi e të agjëroj në muajin e pestë siç kam bërë ngaherë këto vite?».

4Atëherë fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua:

5«Thuaji mbarë popullit të vendit e priftërinjve: “Kur agjëruat e vajtuat në muajin e pestë e të shtatë, gjatë këtyre shtatë viteve, a me të vërtetë për mua e bëtë?

6Po kur hani e pini, a nuk e bëni për veten tuaj?

7A nuk thoshte Zoti të njëjtat fjalë përmes profetëve të mëparshëm, kur Jerusalemi ishte ende i banuar e në paqe me qytetet përreth, kur Negevi e Shefelahu ishin të banuara?”».

Gjykimi

8Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë:

9«Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Gjykoni me drejtësi e sipas të vërtetës. Tregohuni të mëshirshëm e të dhembshur me njëri-tjetrin.

10Mos e shtypni vejushën, bonjakun, të ardhurin e të vobektin. Mos shestoni të keqen e tjetrit”.

11Por, ata nuk deshën t'i kushtonin vëmendje, me kokëfortësi ia kthyen shpinën e zunë veshët që të mos dëgjonin.

12I ngurtësuan zemrat që të mos dëgjonin ligjin e fjalët që Zoti i ushtrive kishte dërguar me shpirtin e tij përmes profetëve të mëparshëm. Dhe Zoti i ushtrive u zemërua shumë.

13Prandaj as unë nuk i dëgjova kur më thirrën, thotë Zoti i ushtrive, sikurse nuk më dëgjuan kur unë i thërrisja.

14I degdisa mes gjithë kombeve që nuk njihnin e toka mbeti e shkretë, asnjë nuk shkonte e vinte më. Kështu e kthyen tokën e këndshme në shkretinë».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help