1Pali, Silvani e Timoteu, i shkruajmë kishës së selanikasve që i përket Perëndisë Atë e Zotit Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe!
Shembulli i selanikasve2E falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju të gjithë dhe ju përmendim pa pushim në lutjet tona.
3Ne kujtojmë para Perëndisë dhe Atit tonë besimin tuaj të gjallë, dashurinë tuaj vepruese dhe shpresën tuaj të palëkundur, që e keni në Zotin tonë Jezu Krisht.
4O vëllezër, ne e dimë se Perëndia ju do dhe se ju ka zgjedhur,
5sepse ungjilli që ju predikuam nuk erdhi te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi, edhe me anë të Shpirtit të shenjtë, edhe me sigurinë e plotë se ai është i vërtetë. Ju e dini se kur ishim mes jush, çdo gjë që bëmë, e bëmë për të mirën tuaj.
6Ju u bëtë shkërbimi ynë e i Zotit dhe megjithëse vuajtët shumë, i pranuat fjalët e ungjillit me gëzimin që vjen nga Shpirti i shenjtë.
7Kështu, ju u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni dhe në Akai.
8Fjala e Zotit jehoi prej jush jo vetëm në Maqedoni e në Akai, por edhe në çdo vend ku u përhap besimi juaj në Perëndinë. Kështu, ne nuk kemi nevojë të themi ndonjë gjë.
9Ata vetë tregojnë sesi na pritët kur erdhëm te ju e sesi ju hoqët dorë prej idhujve e u kthyet për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë.
10Tani ju prisni Birin e tij, Jezuin, të vijë prej qiejve, të cilin ai e ngjalli prej të vdekurve dhe që na shpëton nga zemërimi që po vjen.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
