1 Mbretërve 4 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Zyrtarët e mbretërisë së Solomonit

1Mbreti Solomon mbretëronte mbi mbarë Izraelin.

2Zyrtarët e lartë të mbretërisë së tij ishin Azarjahu, biri i Cadokut, prift;

3Elihorefi e Ahijahu, të bijtë e Shishait, shkrues; Joshafati, biri i Ahiludit, shkresar;

4Benajahu, biri i Jehojadait, kreu i ushtrisë; Cadoku dhe Abiatari, priftërinj;

5Azarjahu, biri i Natanit, kreu i qeveritarëve; Zabudi, biri i Natanit, prift dhe mik i mbretit;

6dhe Ahishari, mbikëqyrësi i oborrit mbretëror dhe Adonirami, biri i Abdait, mbikëqyrësi i punës së detyruar.

7Solomoni kishte dymbëdhjetë qeveritarë, në të gjithë Izraelin, që kujdeseshin për mbretin dhe për shtëpinë e tij. Secili prej tyre, sipas radhës, i dërgonte mbretit çfarë i nevojitej për çdo muaj.

8Emrat e tyre ishin këta: Ben Huri në malësinë e Efraimit;

9Ben Dekeri në Makac, Shalbim, Bet Shemesh dhe Ejlon Bet Hanan;

10Ben Hesedi në Arubot, të cilit i takonte edhe Sokohu bashkë me mbarë vendin e Heferit;

11Ben Abinadabi, i cili ishte martuar me bijën e Solomonit, në gjithë krahinën kodrinore të Dorit;

12Banahu, biri i Ahiludit, në Tanak, Megido, në mbarë krahinën e Bet Sheanit, që ndodhej poshtë Cartanit, në jug të Izrelit, nga Bet Sheani, deri në Abel Meholah e deri përtej Jokmeamit;

13Bengeberi në Ramot të Gileadit, të cilit i takonin edhe fshatrat e Jairit, birit të Manaseut, që ndodhen në Gilead, bashkë me krahinën e Argobit në Bashan, gjithsej gjashtëdhjetë qytete të mëdha, të rrethuara me mure dhe me porta me shula bronzi;

14Ahinadabi, biri i Idoit, në Mahanaim;

15Ahimaci në Neftali, edhe ai i martuar me një nga bijat e Solomonit, Basematën;

16Banahu, biri i Hushait, në Asher dhe Bealot;

17Joshafati, biri i Paruahut, në Isahar;

18Shimei, biri i Elait, në Benjamin;

19dhe Geberi, biri i Uriut, në tokën e Gileadit, në tokën e Sihonit, mbretit të amoritëve, dhe Ogut, mbretit të Bashanit. Kishte edhe një qeveritar në vendin e Judës.Pasuria dhe urtia e Solomonit

20Banorët e Judës e të Izraelit ishin të shumtë sa rëra e detit. Ata hanin e pinin e jetonin të lumtur.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help