Jobi 36 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Kuptimi i vërtetë i vuajtjeve të Jobit

1Elihui foli sërish e tha:

2«Ki pak durim e unë do të të mësoj,

sepse ende mund të flas për Perëndinë.

3Prej së largu do ta nxjerr njohurinë time

e krijuesit tim do t'i jap të drejtë,

4se vërtet nuk janë të rreme fjalët e mia

e me ty po flet një dijeplotë.

5Ja, Perëndia është i fuqishëm e nuk përbuz,

e fuqishme forca e kuptimit të tij.

6Të paudhin nuk e lë të gjallë

e të pikëlluarve ua jep të drejtën.

7Nuk i heq sytë nga i drejti,

por i vendosi mbi fron me mbretërit

e të madhëruar janë përgjithmonë.

8Nëse kanë rënë në pranga

e janë zënë në leqet e pikëllimit,

9ai u tregon veprat e tyre

e shkeljet që bënë prej krenarisë,

10u hap veshët të dëgjojnë qortimin

e u bën thirrje të lënë prapësinë.

11Nëse dëgjojnë e atij i shërbejnë,

në begati do t'i shtyjnë ditët

e vitet në kënaqësi.

12Por, në mos e dëgjofshin,

nëpër shpatë do të kalojnë,

do të japin shpirt pa e kuptuar si.

13Zemërpërdalët grumbullojnë zemërim

e kur Perëndia t'i robërojë nuk kërkojnë shpëtim.

14Të rinj ata heqin shpirt,

u shuhet jeta në lavirësi.

15Me pikëllim i shpëton të pikëlluarit,

me fatkeqësi veshët ua hap.

16Edhe ty të nxori nga gryka e ngushticës

në një vend të hapur, pa shtrëngesa,

e plot me gjellë të majme

u shtrua tryeza jote.

17Ti u mbushe me gjykime të mbrapshta,

por gjykimi i drejtë mbi ty do të bjerë.

18Je i zemëruar, por mos u tall,

shumë blatove, por mos e tepro.

19A të nxjerr nga ngushtica britma jote

me gjithë mundin e fuqisë sate?

20Mos e dëshiro atë natë

kur popujt do të shkojnë në vendin që u takon.

21Ruhu e mos iu kthe ligësisë,

se për shkak të saj të zuri pikëllimi».

Madhështia e Perëndisë

22«Ja, i madhërishëm është Perëndia në fuqinë e vet,

ku ka udhërrëfyes si ai?

23Kush ia caktoj udhën atij

e kush i tha: “Veprove keq”?

24Kujtohu ta madhërosh veprën e tij,

të cilës njerëzit këngë i thurën.

25Mbarë njerëzia e ka kundruar,

secili e vështron nga larg.

26Po, i madhërishëm është Perëndia

e ne nuk e rrokim dot,

të panumërueshme janë vitet e tij.

27Pikëzat e ujit lart ai i ngre

e avujt e tyre kthehen në shira,

28që retë i zbrazin

e me rrëshekë mbi njerëzit bien.

29Kush e merr me mend shtrirjen e resë

dhe ushtimën e banesës së tij?

30Ja, ai e rrethon veten me dritë

dhe thellësitë e detit i mbulon.

31Kështu i gjykon ai popujt,

u jep ushqim me mbushulli.

32Në pëllëmbë të dorës i mban rrufetë

e i urdhëron të gjuajnë.

33Gjëmimi i tyre flet për të,

zemërimi i tij nuk e duron të keqen.»

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help