1Pasi përfundoi së ndërtuari tendën, Moisiu e vajosi dhe e shenjtëroi bashkë me tërë orenditë përkatëse, me altarin dhe me enët përkatëse.
2Atëherë prijësit e Izraelit, ata që u përmendën në numërimin e popullsisë si krerë të familjeve të etërve e prijës të fiseve,
3i flijuan Zotit gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe. Një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin. Këto i sollën para tendës.
4Atëherë Zoti i tha Moisiut:
5«Merri prej tyre që të përdoren në shërbim të tendës së takimit e jepua levitëve sipas detyrës që kanë».
6Kështu, Moisiu i mori qerret dhe qetë e ua dha levitëve.
7Gershonitëve u dha dy qerre dhe katër qe, sipas detyrave që kishin.
8Meraritëve u dha katër qerre dhe tetë qe, sipas detyrave që kishin nën mbikëqyrjen e Itamarit, birit të priftit Aron.
9Kohatitëve nuk u dha gjë, sepse ata kujdeseshin për gjërat e shenjta duke i mbartur në krahë.
10Në ditën kur u vajos altari, prijësit sollën para altarit dhurata për kushtimin e tij.
11Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Prijësit të kushtojnë me rradhë, çdo ditë nga një prijës».
12Ditën e parë kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit nga fisi i Judës.
13Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
14Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
15një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
16dhe një cjap si fli mëkati.
17Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit.
18Ditën e dytë kushtoi Netaneli, biri i Cuarit, prijësi i Isaharit.
19Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
20Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
21një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
22dhe një cjap si fli mëkati.
23Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Netaneli, biri i Cuarit.
24Ditën e tretë kushtoi Eliabi, biri i Helonit, prijësi i Zabulonit.
25Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
26Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
27një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
28dhe një cjap si fli mëkati.
29Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliabi, biri i Helonit.
30Ditën e katërt kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit, prijësi i Rubenit.
31Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
32Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
33një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
34dhe një cjap si fli mëkati.
35Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit.
36Ditën e pestë kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait, prijësi i Simeonit.
37Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
38Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
39një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
40dhe një cjap si fli mëkati.
41Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait.
42Ditën e gjashtë kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit, prijësi i Gadit.
43Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
44Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
45një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
46dhe një cjap si fli mëkati.
47Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit.
48Ditën e shtatë kushtoi Elishamai, biri i Amihudit, prijësi i Efraimit.
49Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
50Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
51një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
52dhe një cjap si fli mëkati.
53Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elishamai, biri i Amihudit.
54Ditën e tetë kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit, prijësi i Manaseut.
55Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
56Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
57një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
58dhe një cjap si fli mëkati.
59Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit.
60Ditën e nëntë kushtoi Abidani, biri i Gideonit, prijësi i Benjaminit.
61Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
62Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
63një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
64dhe një cjap si fli mëkati.
65Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Abidani, biri i Gideonit.
66Ditën e dhjetë kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait, prijësi i Danit.
67Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
68Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
69një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
70dhe një cjap si fli mëkati.
71Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait.
72Ditën e njëmbëdhjetë kushtoi Pagieli, biri i Okranit, prijësi i Asherit.
73Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
74Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
75një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
76dhe një cjap si fli mëkati.
77Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Pagieli, biri i Okranit.
78Ditën e dymbëdhjetë kushtoi Ahirai, biri i Enanit, prijësi i Neftaliut.
79Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
80Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
81një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
82dhe një cjap si fli mëkati.
83Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahirai, biri i Enanit.
84Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan nga prijësit e Izraelit në ditën kur u vajos altari: dymbëdhjetë pjata të argjendta, dymbëdhjetë kupa të argjendta dhe dymbëdhjetë tasa të artë.
85Çdo pjatë e argjendtë peshonte një kilogram e gjysmë dhe çdo kupë tetëqind gramë. Tërë enët e argjendta peshonin gjithsej njëzet e shtatë kilogramë e gjashtëqind gramë sipas peshës së shenjtërores.
86Çdo tas i artë i mbushur me temjan peshonte njëqind e dhjetë gramë sipas peshës së shenjtërores. Tërë tasat e artë peshonin gjithsej një kilogram e treqind e njëzet gramë.
87Numri i kafshëve për fli shkrumbimi ishte dymbëdhjetë dema, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me flinë e drithit dhe dymbëdhjetë cjep për fli mëkati.
88Numri i kafshëve për fli paqtimi ishte njëzet e katër dema, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep e gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan në ditën kur u vajos altari.
89Kur Moisiu hynte në tendën e takimit për të folur me Zotin, dëgjonte zërin që i fliste nga mesi i dy kerubëve, nga pajtimorja që ishte mbi arkën e dëshmisë. Kështu i fliste Zoti.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.