Isaia 64 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Sikur të ishe si zjarri që djeg shkurret

e që ujin e bën të vlojë,

që t'ua bëje të njohur armiqve emrin tënd.

Para teje kombet do të dridheshin!

2Kur bëre mrekulli që ne nuk i pritnim,

zbrite e para teje u trandën malet.

3Që nga lashtësia nuk ishte dëgjuar,

askujt s'ia dëgjuan veshët e nuk ia panë sytë,

që tjetër Perëndi, veç teje, të vepronte

për atë që kishte shpresë tek ai.

4Përpara u del atyre që me gëzim

zbatojnë drejtësinë

atyre që s'të harrojnë,

por ecin udhëve të tua.

Ja, vërtet ishe i zemëruar,

sepse kishin mëkatuar.

Për shumë kohë ishim në mëkatet tona,

si do të shpëtojmë vallë?

5Jemi bërë të gjithë si të papastër

e çdo drejtësi e jona si rrobë e ndyrë,

të gjithë po vyshkemi si gjethja,

paudhësitë po na degdisin larg si era.

6S'ka kush ta thërrasë më emrin tënd,

s'ka kush të ngrihet e të mbështetet te ti,

se e ke fshehur prej nesh fytyrën tënde,

na ke lënë të tretemi prej paudhësive tona.

7Por, ti, o Zot, ti je ati ynë,

ne jemi balta e ti poçari,

të gjithë jemi vepra e duarve të tua.

8Mos u zemëro për së tepërmi, o Zot,

e mos i kujto përherë paudhësitë tona.

Ja, të përgjërohemi të na vështrosh,

të gjithë jemi populli yt.

9Qytetet e tua të shenjta janë shkretuar,

i shkretë ka mbetur Sioni,

rrënojë është bërë Jerusalemi.

10Tempulli ynë i shenjtë e i madhërishëm,

vendi ku të lavdëronin etërit tanë,

është përpirë prej zjarrit.

Gjithçka që e kishim të çmuar

është kthyer në gërmadhë.

11Edhe pas gjithë këtyre,

do të përmbahesh, o Zot?

Mos vallë do të heshtësh?

Kaq shumë do të na mundosh?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help