1E gjithë toka fliste një gjuhë e të njëjtat fjalë.
2Kur udhëtuan nga lindja, njerëzit gjetën një fushë në tokën e Shinarit dhe banuan atje.
3E i thanë njëri-tjetrit: «Ejani, le të bëjmë tulla e t'i pjekim në zjarr». Kështu, ata përdorën tulla në vend të gurit e zift në vend të baltës.
4E thanë: «Ejani, të ndërtojmë për vete një qytet e një kullë, maja e të cilës të prekë qiellin, që të bëjmë emër e të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut».
5 Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njeriut po ndërtonin.
6E Zoti tha: «Ja, ata janë një popull e flasin të gjithë një gjuhë dhe ky është vetëm fillimi i veprave të tyre. Tani, asgjë nga çfarë kanë ndër mend të bëjnë nuk do të jetë e pamundur për ta.
7Ejani të zbresim e mu atje t'ua përziejmë gjuhën, që të mos e kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit».
8Atëherë Zoti i shpërndau prej andej mbi faqen e tërë dheut dhe ata reshtën së ndërtuari qytetin.
9Prandaj edhe quhet Babel, se atje Zoti përzjeu gjuhën e gjithë tokës dhe prej andej Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut.
Pasardhësit e Semit10Këta janë pasardhësit e Semit: Semi ishte njëqind vjeç kur i lindi Arpahshadi, dy vjet pas përmbytjes.
11Semi jetoi pesëqind vjet pasi i lindi Arpahshadi dhe pati bij e bija të tjera.
12Arpahshadi ishte tridhjetë e pesë vjeç kur i lindi Shelahu.
13Arpahshadi jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Shelahu dhe pati bij e bija të tjera.
14Shelahu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Eberi.
15Shelahu jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Eberi dhe pati bij e bija të tjera.
16Eberi ishte tridhjetë e katër vjeç kur i lindi Pelegu.
17Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Pelegu dhe pati bij e bija të tjera.
18Pelegu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Reui.
19Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet pasi i lindi Reui dhe pati bij e bija të tjera.
20Reui ishte tridhjetë e dy vjeç kur i lindi Serugu.
21Reui jetoi dyqind e shtatë vjet pasi i lindi Serugu dhe pati bij e bija të tjera.
22Serugu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Nahori.
23Serugu jetoi dyqind vjet pasi i lindi Nahori dhe pati bij e bija të tjera.
24Nahori ishte njëzet e nëntë vjeç kur i lindi Terahu.
25Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Terahu dhe pati bij e bija të tjera.
26Terahu ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindën Abrami, Nahori e Harani.
Pasardhësit e Terahut27Këta janë pasardhësit e Terahut: Terahut i lindën Abrami, Nahori e Harani. Haranit i lindi Loti.
28Harani vdiq në tokën e vendlindjes, në Ur të kaldenjve, para Terahut, të atit.
29Abrami e Nahori morën gra. Gruaja e Abramit quhej Sarajë, ndërsa gruaja e Nahorit quhej Milka, e bija e Haranit që është ati i Milkës e Iskës.
30Saraja ishte beronjë e nuk kishte fëmijë.
31Terahu mori me vete të birin, Abramin, të nipin, Lotin, që ishte biri i Haranit, e Sarajën, të renë, gruan e të birit, dhe dolën nga Uri i kaldenjve për të shkuar drejt tokës së Kanaanit. Arritën në Haran e banuan atje.
32Terahu jetoi dyqind e pesë vjet e vdiq në Haran.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.