Psalmet 82 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm i Asafit.

Perëndia u ngrit në kuvendin hyjnor

e në mes të perëndive shpall gjykim:

2«Deri kur do të gjykoni padrejtësisht

e anën e të paudhëve do të mbani? selah

3Jepini të drejtën të mjerit e jetimit,

bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit.

4Çlirojeni të mjerin e nevojtarin,

prej dorës së të paudhëve shpëtojini.

5As dinë e as kuptojnë, nëpër terr enden;

tranden gjithë themelet e tokës».

6E unë thashë: «Jeni perëndi,

të gjithë jeni bij të të Tejlartit.

7Por do të vdisni si çdo njeri,

si çdo prijës do të bini».

8Ngrihu, o Perëndi, gjyko tokën,

se ti do të trashëgosh tërë kombet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help