2 Kronikave 14 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Mbretërimi i Asait në Judë

1Asai bëri çka ishte e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë së tij.

2Ai i zhduku altarët e perëndive të huaj bashkë me faltoret në vende të larta, shkatërroi përmendoret e shenjta dhe copëtoi shtyllat e Asherave.

3Asai u kërkoi banorëve të Judës të jepeshin pas Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, e të zbatonin ligjin dhe urdhërimet e tij.

4Shkatërroi faltoret në vende të larta dhe altarët e temjanit në të gjitha qytetet Judës. Asai mbretëroi i qetë.

5Ai ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë dhe vendi jetoi në qetësi. Gjatë gjithë mbretërimit të tij nuk pati luftë, sepse Zoti i kishte dhënë paqe.

6Asai i tha popullit të Judës: «Le t'i rindërtojmë këto qytete e le t'i rrethojmë me mure, me kulla, me porta e me shula. Tani vendi na përket neve, sepse u dhamë pas Zotit, Perëndisë tonë. Meqë u dhamë pas tij, ai na dha paqe nga të gjitha anët». Ata i rindërtuan qytetet e patën begati.

7Asai kishte një ushtri prej treqind mijë burrash nga fisi i Judës, të armatosur me shqyte e me heshta, dhe dyqind e tetëdhjetë mijë burra nga fisi i Benjaminit, të armatosur me shqyte e me harqe. Të gjithë ishin luftëtarë trima.

8Zerahu nga Kushi e sulmoi Judën me një ushtri prej një milion luftëtarësh e prej treqind qerresh lufte. Ai mbërriti deri në Mareshah.

9Asai doli për t'u ndeshur me të dhe e rreshtoi ushtrinë për luftë në luginën e Cefatahut, pranë Mareshahut.

10Atëherë Asai i thirri për ndihmë Zotit, Perëndisë së tij, e tha: «O Zot, për ty nuk ka rëndësi nëse ata që ndihmon janë shumë apo pak. Eja të na ndihmosh, o Zot, Perëndia ynë, sepse te ti e kemi shpresën dhe në emrin tënd kemi dalë të luftojmë kundër kësaj turme kaq të madhe. O Zot, ti je Perëndia ynë. Mos lejo të ngadhënjejë ndokush mbi ty!».

11Zoti i goditi kushitët para syve të Asait e të Judës dhe kushitët ia mbathën.

12Asai dhe luftëtarët që ishin me të i ndoqën deri në Gerar. Kushitët u goditën rëndë deri në shfarosje, sepse u goditën nga vetë Zoti dhe nga ushtria e tij. Luftëtarët e Judës morën shumë plaçkë lufte atje.

13Banorët e të gjitha qyteteve përreth Gerarit i kishte zënë tmerri i Zotit. Luftëtarët e Judës i sulmuan e i plaçkitën dhe morën me vete shumë plaçkë lufte.

14Ata sulmuan edhe vathët e bagëtive dhe morën me vete shumë dele e deve. Mandej u kthyen në Jerusalem.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help