1Lum burri i gruas së mbarë,
dyfish i shtohet jeta.
2Gruaja burrneshë e gëzon të shoqin,
ia mbyll vitet në paqe.
3Gruaja e mbarë është hise e mirë,
u bie për hise atyre që druajnë Zotin.
4Në kamje e në skamje është zemërmirë,
gjithmonë fytyrëqeshur.
5Nga tri gjëra më trembet zemra,
por e katërta ma zbeh fytyrën:
shpifja nëpër qytet, tubimi i turmës
dhe padia e stisur janë më zi se vdekja.
6Sëmbim zemre e vajtim,
gruaja që smiron gruan.
Fshikull e ka gjuhën me mbarë njerëzinë.
7Zgjedhë e vënë keq gruaja e ligë,
po ta zësh, si të shtrëngosh akrepin.
8Trazim i madh gruaja e dehur,
turpin nuk e fsheh dot.
9Kurvëria e gruas shihet te shkelja e syrit,
dallohet nga qepallat.
10Vajzën kryeneçe mbaje nën vëzhgim,
që të mos shfrytëzojë rastin.
11Ruaju syrit që nuk dridhet
e mos u habit po të mashtroi.
12Si udhëtari i etur që hap gojën
e pi çdo lloj uji që i qaset,
edhe ajo ulet mbi çdo kunj
e ia hap kukurën shigjetës.
Lavdërimi i gruas së mbarë13Hiret e gruas e kënaqin burrin,
ia këndell kockat mjeshtëria e saj.
14Gruaja e heshtur dhuratë e Zotit,
s'i ka të paguar shpirti i vetëpërmbajtur.
15Gruaja e përkorë hir mbi hir,
vlerë që nuk peshohet shpirti i tërhequr.
16Diell i ngritur në lartësitë e Zotit,
bukuria e gruas në shtëpinë e saj të rregullt.
17Si llamba vezulluese në shandanin e shenjtë
fytyra e bukur në moshë të pjekur.
18Si shtylla të arta mbi mbajtëse argjendi
këmbët e bukura mbi shputat e forta.
19[Biri im, kujdesu për lulen e rinisë,
mos ua jep të huajve fuqinë.
20Kërko një arë pjellore në mbarë fushën,
mbille me farën tënde e mbështetu në tëmotjet e tua.
21Frytet e begata që do të lësh
do të mburren me vlerën e vet.
22Gruaja që shitet vlen sa një pështymë,
në është e martuar, kullë vdekjeprurëse për sa i vardisen.
23Gruaja e pafe i bie për hise burrit të paudhë,
gruaja besimtare, atij që druan Zotin.
24Gruaja e pacipë bën turp gjithmonë,
gruaja e turpshme përmbahet edhe me të shoqin.
25Gruaja e pafytyrë vlen sa një qen,
gruaja e turpshme druan Zotin.
26Gruaja që nderon burrin
u duket të gjithëve e urtë,
por ajo që krekoset dhe e poshtëron,
u duket të gjithëve e pafe.
Lum burri i gruas së mbarë,
i dyfishohet jeta.
27Gruaja gojëzgjidhur e zhurmëmadhe
është si boria që bie për sulm.
Kush jeton ashtu,
jeton në rrëmujë lufte.]
28Dy gjëra ma trishtojnë zemrën,
por një e tretë ma ndez zemërimin:
luftëtari i mjeruar,
i mençuri i përqeshur
dhe i rëni nga drejtësia në mëkat.
Zoti ia bën gati shpatën.
29Vështirë t'i shmanget tregtari gabimit,
shitësi nuk i shpëton mëkatit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.