SBULESA Krej 22. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe më dëftoj një lum (të këthiellëtë) me ujë të jetësë, të shkëlqyershëm posi krystall, që dilte prej fronit Perëndisë edhe prej Qëngjit.

2Ndë mest të udhësë qytetesë, edhe mb’ at’ anë e mbë kët’ anë lumit, ishte druri i jetësë, që bën dy-mbë-dhietë pemë, çdo muaj bën pemën’ e ti; edhe fletat’ e drurit janë për shërimin e kombevet.

3Edhe çdo mallëkim nukë do të jetë më: edhe froni i Perëndisë edhe i Qëngjit do të jetë nd’ atë; edhe shërbëtorët’ e ati, do ta lusnjënë.

4Edhe do të shohënë faqen’ e ati, edhe emëri i ati do të jetë ndë ballërat t’atyreve.

5Edhe nata nukë do të jetë atie. Edhe s’ka nevolë për kandile për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndrit ata; edhe do të mbëretëronjënë ndë jetët të jetëvet.

6Edhe më tha: “Këto fialë janë të besuara edhe të vërteta. Edhe Zoti Perëndia i profitërëvet shënjtëruarë, dërgoj ëngjëllin’ e tij, që t’u dëftonjë shërbëtorëvet ti sa duhenë të bënenë për së shpejti. –

7Ja te vinj shpejt; lum ay që ruan fialët’ e profitisë kësaj vivlie.”

8Edhe unë Joanni jam ay që pashë këto, edhe që dëgjova; edhe kur dëgjova edhe pashë, rashë t’i falem përpara këmbëvet ati ëngjëllit që më dëftente këto.

9Edhe ay më thotë: “Vështro mos bënjç këtë; sepse jam shërbëtuar shoqi yt, edhe i vëllezëret tu profitërëvet, edhe i atyreve që ruanjënë fialët’ e kësaj vivlie; po faliu Perëndisë.”

10Edhe më thotë: “Mos vulosç fialët’ e profitisë kësaj vivlie; sepse koha është afërë.

11Ay që bën dëm, le të bënjë dëm edhe më; edhe ay që ësht’ i shgërryerë, le të shgërrynet’ edhe më; edhe i drejti le të dalë i drejtë edhe më; edhe i shënjtëruari le të shënjtëronet’ edhe më.

12Edhe ja te vinj shpejt; edhe paga ime është bashkë me mua, që t’ia paguanj gjithësecilit sikundrë do të jetë pun’ e ati.

13Unë jam Allfa edhe Omega, e nisura edhe e mbaruara, i pari edhe i pastajmi.

14Lum ata që bënjënë porosit’ e ati, që të kenë pushtet mbi drurin’ e jetësë, edhe të hynjënë ndëpër portat ndë qytet.

15Edhe jashtë janë qënt’ e magjistarët’ e kurvarët’ e vrasësit’ e idhullatrëtë, edhe gjithëkush që do e që bën gënjeshtrënë.

16Unë Jisuj dërgova ëngjëllinë tim të martirisnjë te ju për këto mbë qishat; unë jam rrënja edhe fara e Dhavidhit, yll i ndriçëm edhe i mëngjesit.

17Edhe Fryma edhe nuseja thonë: Eja; edhe ay që dëgjon, le të thotë: Eja; edhe ay që ka et, le të vinjë; edhe ay që do, le të marrë dhurëti ujët’ e jetësë.”

18(Sepse) ap martiri mbë gjithësecilinë që dëgjon fialët’ e profitisë kësaj vivlie. Ndë shtoftë ndonjë njeri mbë këto, Perëndia do t’i shtonjë ati plagëtë që janë shkruarë ndë këtë vivli.

19Edhe ndë heqtë ndonjë njeri nga fialët e vivlisë kësaj profitie, Perëndia do të heqnjë piesën’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe nga qyteteteja e shënjtëruarë, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë vivli.

20Edhe ay që martiris për këto thotë: Po vinj shpejt, Amin. Po, eja, o Zoti Jisu.

21Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.

FUNDI,

EDHE ZOTI PASTË LAVDI.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help