EVREJT Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Le të kemi frikë pra, gjersa mbet mbë ne të zotuarëtë të hyjmë ndë të prëjturit t’ati, mos duketë ndonjë prej jush se mbeti prapa.

2Sepse edhe neve jemi ungjillëzuarë, sikundre edhe ata; po nuk’ u bëri dobi fiala që dëgjuanë, sepse s’qe bashkuarë me besë mb’ ata që e dëgjuanë.

3Sepse neve që besuamë hyjmë ndë të prëjturit, sikundrë tha: “Përandaj bëra be ndë zemëratët time, Nuk do të hynjënë ndë të prëjturit tim“, ndonëse punërat’ e ati u mbaruanë që kurë se u ngreh bota.

4Sepse tha mbë një vënt për të shtattënë ditë kështu: “Edhe Perëndia u prë mbë të shtattënë ditë nga gjithë punërat’ e tia”.

5Edhe mbë këtë vënt përsëri: “Nukë do të hynjënë ndë të prëjturit tim”.

6Passi ka mbeturë pra të hynjënë ca vetë mb’atë, edhe ata që u ungjillëzuanë më përpara nukë hynë prej të pabindurit,

7Përsëri urdhëron një ditë, ”Sot”, tuke thënë me anë të Dhavidhit, pas kaqë kohe, sikundrë është thënë: “Sot, ndë dëgjofshi zën’ e ati, mos ashpëroni zemratë tuaja”.

8Sepse ndë i pat prejtur’ ata Jisuj i Naviut, nukë do të kishte folurë pastaj për një tiatërë ditë.

9Vallë paska mbeturë të prëjturë për llauzin’ e Perëndisë.

10Sepse ay që hyri ndë të prëjturit t’ati, edhe ay vetë u prë nga punërat’ e tia, sikundrë Perëndia nga të tiatë.

11Le të shpejtojmë pra të hyjmë mb’ata të prëjturit, që të mos bierë ndonjë mb’atë shëmbëllesë të së pabindurësë.

12Sepse fiala e Perëndisë ësht’ e gjallë, edhe e punësë, edhe më e prehëtë se çdo thikë me dy presa, edhe depërton gjer ndë të ndarët të shpirtit e të frymësë, edhe nyjevet e palcavet, edhe shquan kujtimet’ e mendimet’ e zemrësë.

13Edhe s’është kriesë e padukurë përpara ati, po të gjitha janë lakuriq edhe sbuluarë ndë syt t’ati, të cilit neve do t’i apëmë fialë.

14Tuke pasurë pra një kryeprift të math që depërtoj qiejetë, Jisunë, të Birin’ e Perëndisë, le të mbajmë rrëfiminë tënë.

15Sepse s’kemi një kryeprift që nukë munt t’i vinjë keq për dobesirat tona, po qe ngarë mbë të gjitha posi neve pa faj.

16Le t’i afronemi pra me kuxim fronit hirit, që të marrëmë përdëllim, edhe të gjejmë hir e ndihmë ndë kohët të nevojëshime.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help