JOANNIT Krej 18. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Jisuj passi tha këto, dolli bashkë me nxënësit’ e ti përtej përrojt të Qedhronit, atie ku ishte një kopësht, ndë atë hyri ay edhe nxënësit’ e ati.

2Edhe e dinte vëndinë edhe Judha, ay që e tradhtoj; sepse Jisuj shumë herë u mbloth atie bashkë me nxënësit’ e ti.

3Judha pra, passi mori tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë nga kryepriftërit’ edhe nga Farisenjtë, vien atie me fanarë e me pishtarë e me armë.

4Jisuj pra tuke diturë gjithë ç’do të bëninë mbi atë, dolli, e u tha atyre: “Cilinë kërkoni?”

5Iu përgjeqnë: “Jisu Nazoreasinë.”

6Jisuj u thot’ atyre: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Judha, ay që e trathtoj.

7Kur u tha atyre pra, se: “Unë jam”, hoqnë prapa, edhe ranë përdhe.

8Përsëri pra i pyeti: “Cilinë kërkoni?” Edhe ata thanë: “Jisu Nazoreasinë.”

9Jisuj u përgjeq: “U thashë juve, se unë jam. Ndë më kërkoni mua pra, lini këta të venë;

10Që të mbushetë fiala që tha, se: “Prej atyre që më dhe nukë humba asnjë.”

11Atëhere Simon Pietri kishte një thikë, edhe e hoqi, e i ra shërbëtorit kryepriftit, edhe i preu veshin’ e diathtë; edhe shërbëtori e kishte emërinë Mallho.

12Jisuj pra i tha Pietrit: “Vëre thikënë tënde ndë millt. Atë kupënë që më dha Ati të mos e pi?”

13Tufa e ushtëtorëvet pra edhe urdhërmijësi edhe shërbëtorët’ e Judhenjet zunë Jisunë, edhe e lithnë; edhe e shpunë më përpara te Anna, sepse ish i viehërri i Kajafësë, i cili ishte kryeprift i ati viti.

14Edhe Kajafa ishte ay që mësoj Judhenjtë, se është mirë të humbasë një njeri për llauzinë.

15Edhe Simon Pietri i vinte prapa Jisujt, edhe ay nxënësi tiatërë; edhe ay nxënësi ishte i njohurë te kryeprifti, edhe hyri bashkë me Jisunë ndë avllit të kryepriftit.

16Po Pietri rrinte jashtë përanë derësë. Dolli pra ay nxënësi tiatërë, që ishte i njohurë te kryeprifti, edhe i tha portaresë, edhe kalli brënda Pietrinë.

17Atëhere shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: “Mos je edhe ti një prej nxënëset këti njeriu?”

18Ay i thotë: “Nukë jam.” Edhe punëtorët’ edhe shërbëtorëtë kishin bërë ziarr, sepse ishte ftohëtë, edhe po rrinin’ e po ngroheshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tuke ndenjur’ e tuke u ngrohurë.

19Kryeprifti pra pyeti Jisunë për nxënësit’ e ati, edhe për mësimin’ e ati.

20Jisuj iu përgjeq: “Unë fola ndër sy te bota; unë mësova përherë ndë sinagogjit edhe ndë hieroret, atie ku mbëlidhenë përherë Judhenjtë, edhe fshehurazi nukë fola asgjë.

21Ç’më pyet? Pyet ata që kanë dëgjuarë ç’u fola atyre; na këta te dinë sa thash’ unë.”

22Edhe ay kur tha këto, një nga shërbëtorëtë që ishte ndenjurë afër i ra një shuplakë Jisujt, tuke thënë: “Kështu i përgjigje kryepriftit?” Jisuj iu përgjeq:

23“Ndë fola keq, martiris për të keqenë; po ndë qoftë se mirë, përse më rreh?”

24Edhe Anna e dërgoj lidhurë te Kajafa kryeprifti.

25Edhe Simon Pietri ishte tuke ndenjurë edhe tuke ngrohurë; i thanë pra: “Mos je edhe ti nga nxënësit’ e ati?” Ay e mohoj, e tha: “Nukë jam.”

26Një nga shërbëtorët’ e kryepriftit, që ishte fisi ati, që i preu veshnë Pietri, thotë: “Nukë të pash’ unë ndë kopështt bashkë me atë?”

27Pietri pra e mohoj përsëri, edhe përnjëherë gjeli këndoj.

28Bienë pra Jisunë prej Kajafësë ndë vënt të gjyqit; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vënt të gjyqit, që të mos ndyrenë, po të hanë pashkënë.

29Pillati pra dolli tek ata, edhe tha: “Çfarë përfolëje bini kundrë këti njeriu?”

30U përgjeqnë e i thanë: “Kyj ndë mos ishte keqbërës, nukë do ta kishim dhënë tyj ndër duar.”

31Pillati pra u tha atyre: “Merreni ju edhe gjykoneni pas nomit tuaj.” Judhenjtë pra i thanë: “S’ësht’ e udhësë të vrasëmë neve asnndonjë.”

32— Që të mbushetë fial’ e Jisujt që tha, tuke shënuarë me çfarë vdekëje kishte për të vdekurë.

33Pillati pra hyri përsëri ndë vënt të gjyqit, edhe thërriti Jisunë, e i tha: “Ti je mbëreti Judhenjet?”

34Jisuj u përgjeq: “Prej vetiu thua këtë ti, apo të tierë të thanë për mua?”

35Pillati u përgjeq: “Mos jam Judhe unë? Kombi yt edhe kryepriftëritë të dhanë ndër duar tek unë; ç’ke bërë?”

36Jisuj u përgjeq: “Mbëretëria ime nuk’ është prej kësaj bote, mbëretëria ime ndë qoftë se ishte prej kësaj bote, shërbëtorët’ e mi do të përpiqeshinë, që të mos epem ndër duar të Judhenjet. Po tashi mbëretëria ime nuk’ është këtejë.”

37Pillati pra i tha: “Mbëret je ti pra?” Jisuj u përgjeq: “Ti po thua, se unë jam mbëret. Unë përandaj linda, edhe përandaj erdha ndë botët, që të martiris për të vërtetënë. Kushdo që është prej së vërtetësë, dëgjon zënë tim.”

38Pillati i thotë: “Ç’ësht’ e vërteta?” Edhe si tha këtë, dolli përsëri te Judhenjtë, e u thot’ atyreve: “Unë nukë gjenj asndonjë faj tek ay.

39Po është zakon mbë ju, që t’u lëshonj juve një për pashkë; doni pra t’u lëshonj juve mbëretin’ e Judhenjet?”

40Atëhere të gjithë bërtitnë përsëri, tuke thënë: “Mos këtë, po Varavvanë. – Edhe Varavvaj ishte kursar.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help