PUNËT’ E APOSTOJVET Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe ata kur po i flisninë llauzit, erthnë mbi ata priftërit’ edhe i pari hieroresë edhe Sadhdhuqenjtë,

2Tuke zëmëruarë, sepse mësoninë llauzinë, edhe epninë zë për të ngjalluritë prej së vdekurish me anë të Jisujt.

3Edhe vunë duartë mbi ata, e i vunë mbë të ruajturë gjer mbë të nesërmet; sepse atëhere ishte mbrëma.

4Edhe shumë vetë nga ata që dëgjuanë fialënë besuanë: edhe u mbush numuri njerëzet sindonja pesë mijë.

5Edhe mbë të nesërmet u mbëlothnë ndë Jerusalim të parët’ e atyreve, edhe pleqt’ edhe shkronjësitë.

6Edhe Anna kryeprifti e Kajafa e Joanni e Aleksandhri, edhe gjithë sa ishinë nga far’ e kryepriftërisë.

7Edhe si i vunë ata ndë mest, i pyesninë: “Me çfarë fuqie, a me emërë të kujt bëtë këtë ju?”

8Atëhere Pietri u mbush me Frymë të Shënjtëruarë, e u tha atyreve: “O të parët’ e llauzit, edhe pleqt’ e Israilit,

9Ndë qoftë se neve po gjykonemi sot për të mirën’ e një njeriu të sëmurë, me çfarë fuqie u shërua kyj?

10Le të jet’ e diturë mbë gjithë ju, edhe mbë gjithë llauzin’ e Israilit, se mb’ emërit të Jisu Krishtit Nazoreasit, të cilinë ju e kryqëzuatë, po Perëndia e ngjalli nga të vdekuritë, me anë të këti rri kyj ndashti përpara jush i shëndoshë.

11Kyj ësht’ ay guri që u hodh poshtë prej jush që ndërtoni, i cili u bë krye cepi.

12Edhe nukë ka shpëtim as prej ndonjë tiatëri; sepse as tiatër emërë ndënë qiellt nuk’ është dhënë mbë njerëzit, me anë të cilit duhetë të shpëtojmë.”

13Edhe tuke vështruarë kuximin’ e Pietrit edhe Joannit, edhe kupëtuanë, se ishinë njerës të paditurë shkronja edhe idiotë, çuditeshinë, edhe i njihninë se kishinë qënë bashkë me Jisunë.

14Edhe si shihninë atë njerinë që ishte shëruarë tuke ndenjurë bashkë me ata, s’kishinë se ç’të thoshinë kundrë.

15Atëhere urdhëruan’ ata të dalënë jashtë bashkë-ndenjëjesë, edhe dhan’ e muarrë njëri me tietërinë,

16Tuke thënë: “Ç’t’u bëjmë këtyre njerëze? Sepse se u bë shenjë prej atyreve, ësht’ e diturë edhe është për faqe gjith’ atyreve që rrinë ndë Jerusalim, edhe nukë munt ta mohojmë.

17Po që të mos hapetë më tepër ndë llaust, le t’u shtiemë frikënë shtrënguarshim, të mos flasënë më asndonjë njeriu mbë këtë emërë.”

18Edhe i thërritnë e i porositnë të mos lëgjironjënë fare, as të mos mësonjënë mb’ emërit të Jisujt.

19Po Pietri edhe Joanni iu përgjeqnë atyreve, e u thanë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë përpara Perëndisë, t’u dëgjojmë juve më tepër se Perëndisë, gjykoni.

20Sepse ne nukë muntmë të mos flasëmë për sa pam e dëgjuam.:

21Edhe ata, si i frikësuanë përsëri, i lëshuanë, sepse nukë gjeninë, se qysh t’i mundonin’ ata, për llauzinë; sepse të gjithë lavdoninë Perëndinë për atë që u bë.

22Sepse ay njeri, mbë të cilinë u bë këjo shenj’ e shërimit, ishte më tepër se dyzet vieç.

23Edhe si u lëshuanë, erthnë te të tyretë, edhe dhanë zë për gjithë sa u than’ atyreve kryepriftërit’ edhe pleqtë.

24Edhe ata kur dëgjuanë, ngritnë zënë te Perëndia me një zëmërë, edhe thanë: “O Zotëri, ti je Perëndia, që bëre qiellinë edhe dhenë edhe detinë, edhe gjithë sa janë nd’ ato.

25Ti që ke thënë me anë të gojësë Dhavidhit shërbëtorit tënt: “Përse çfrytnë kombetë edhe llauzëtë shkuanë ndër mënt punëra të kota?

26Mbëretërit’ e dheut ndenjnë përpara, edhe të parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të Lyerit ati.”

27Sepse me të vërtetë u mbëlothnë kundrë shënjtit dialit tënt Jisujt, të cilin’ e leve me vaj, edhe Irodhi edhe Pondiu Pilat bashkë me kombet’ e me llauzet’ e Israilit,

28Që të bënjënë gjithë sa urdhëroj që ndë krye të herësë dora jote edhe ënda jote të bënenë.

29Edhe tashi, o Zot, vështro të frikësuarat’ e atyre, edhe epu shërbëtorevet tu të flasënë fialënë tënde me gjithë kuximinë.

30Tuke ngjaturë dorënë tënde të bënenë shërime e shenje e çudira mb’ emërit të shënjtit dialit tënt Jisujt.

31Edhe si u lutnë ata, u tunt vëndi tek ishinë mbëledhur’ ata, edhe u mbushnë të gjithë me Frymë të Shënjtëruarë, edhe flisninë fialën’ e Perëndisë me kuxim.

32Edhe zëmëra e shpirti i shumicësë që kishinë besuarë ishte një; edhe asndonjë nukë thoshte për ndonjë gjë nga pasëjet’ e tyre se ësht’ e ti, po të gjitha i kishinë së bashku.

33Edhe apostojt’ epninë martirin’ e të ngjallurit Zotit Jisu me fuqi të madhe; edhe hir’ i math ishte mbë gjith’ ata.

34Sepse asndonjë nuk’ ishte i nevojëshim ndër ata; sepse gjithë sa kishinë ara e shtëpia, i shisin’ e bininë të çëmuarët’ e atyre që shisinë, edhe i vininë ndër këmbët të apostojvet.

35Edhe i epninë gjithë-secilit sipas nevojësë që të kishte.

36Edhe Josiu, i cili u qjuajt përmbiemërë Varnavë nga apostojtë (që këjo këthyerë do me thënë: Bir ngushëllimi), ishte Levit, Qyprian nga kombi,

37I cili shiti arënë që kishte, edhe pruri aspratë e i vuri ndër këmbët t’apostojvet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help