ROMANËT Krej 14. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe atë që ësht’ i sëmurë ndë besët, e prisni pas vetiu, jo tuke bërë gjyqe me dy mëndëje.

2Sepse një beson se munt të hajë nga të gjitha, po ay që është sëmurë ha lakëra.

3Ay që ha le të mos bënjë për asgjë atë që s’ha; edhe ay që s’ha, le të mos gjykonjë atë që ha; sepse Perëndia e ka priturë pas vetiu.

4Cili je ti që gjykon shërbëtorin’ e huaj? Mbë të zotin’ ay qëndron a bie; po do të qëndronjë, sepse Perëndia munt ta qëndronjë atë.

5Sepse një shquan një ditë prej një tiatërë ditë, e një tiatërë çdo ditë e numëron një. Gjithësecili le të mendonetë pas mëndëjesë ti që i është mbushurë.

6Ay që shquan ditënë, për Zotin’ e shquanatë, edhe ay që nukë shquan ditënë, për Zotinë nuk’ e shquan atë. Ay që ha, për Zotinë ha, sepse i faletë ndersë Perëndisë, edhe ay që nukë ha, për Zotinë nukë ha, edhe i faletë ndersë Perëndisë.

7Sepse asndonjë prej nesh s’rron për vetëhen’ e ti, edhe asndonjë s’vdes për vetëhen’ e ti.

8Sepse edhe ndë rrofshim, për Zotinë rrojmë; edhe ndë vdekshim, për Zotinë vdesmë. Edhe ndë rrofshim pra edhe ndë vdekshim, të Zotit jemi.

9Sepse për këtë punë Krishti edhe vdiq (edhe u ngjall), edhe rroj përsëri, që të zotëronjë edhe të vdekuritë edhe të gjallëtë.

10Po ti përse gjykon vëllanë tënt? A edhe ti përse bën për asgjë vëllanë tënt? Sepse neve të gjithë do të dalmë përpara gjykatësë Krishtit.

11Sepse është shkruarë: “Rronj unë”, thotë Zoti, “se mua do të më unjetë çdo gju, edhe çdo gjjuhë do të lavdonjë Perëndinë”.

12Gjithësecili pra prej nesh do t’i apë fialë Perëndisë për vetëhen’ e ti.

13Le të mos gjykojmë më pra njëri tietrinë; po për këtë punë më tepërë gjykoni që të mos i vini pengesë vëllajt, a skandhalli.

14E di edhe më është mbushurë mëndëja mbë Zotinë Jisu, se s’ka ndonjë gjë të ndyrë prej vetiu, veç për atë që kujton ndonjë gjë se ësht’ e ndyrë, për atë ësht’ e ndyrë.

15Po ndë u hidhëroftë yt vëlla për të ngrënë, ti nukë ecën më pas dashurisë. Mos e bëj atë të humbasë për të ngrënëtë tat, që për atë vdiq Krishti.

16Le të mos vllasfimisetë pra e mira juaj.

17Sepse mbëretëria e Perëndisë nuk’ është të ngrën’ e të pirë, po drejtëri e paqtim e gëzim ndë Frymë të Shënjtëruarë.

18Sepse ay që i shërben Krishtit me këto, ësht’ i pëlqyerë te Perëndia, edhe i sgjedhurë te njerëzitë.

19Le të ndiekmë pra ato punët’ e paqtimit, edhe ato që vëjenjënë për të ndrequrë njëri tiatrinë.

20Mos e prish punën’ e Perëndisë për të ngrënë. Sepse të gjitha janë të qëruara; po është keq për atë njeri që ha me pengesë.

21Është mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bënjë gjë, që për atë pengonet’ a skandhaliset’ a sëmuret’ yt vëlla.

22Ke ti besë? Kije atë ndë vetëhet tënde përpara Perëndisë; lum ay që nukë gjykon për të keq vetëhen’ e ti për atë punë që kërkon të bënjë.

23Po ay që është me dy mëndëje, ndë ngrëntë, i është gjykuarë për të keq, sepse nukë hëngri me besë; edhe çdo punë që nukë bënetë me besë, është faj.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help