1Edhe Pietri e Joanni po hipninë bashkë ndë hieroret, mbë të nëntën’ orën’ e të falurit.
2Edhe një njeri që ishte i çalë që nga barku i s’ëmësë, mbahej mbë krah, të cilin’ e vininë përdita ndë derët të hieroresë që thuhet’ e Bukurë, të lypënjë elejmosinë nga ata që hyninë ndë hieroret.
3Ay kur pa Pietrin’ edhe Joanninë se do të hyninë ndë hieroret, lypte të marrë elejmosinë nga ata.
4Edhe Pietri shtyri sytë mb’ atë bashkë me Joanninë, e tha: “Vështrona.”
5Edhe ay vështronte ata me kujdes, tuke shpëryerë të marrë ndonjë gjë sent nga ata.
6Atëhere Pietri tha: “Argjënt edhe ar nukë kam; po atë që kam, këtë të ap tyj: Mb’emërit të Jisu Krishtit Nazoreasit, ngreu edhe ecë.”
7Edhe si e kapi prej dorësë diathtë e ngriti; edhe përnjëherë iu forcuanë shojet’ e këmbëvet edhe nyejet.
8Edhe si këceu përpjetë, qëndroj mbë këmbë edhe ecënte; edhe hyri bashkë me ata ndë hieroret, tuke ecur’ e tuke këcyer’ e tuke lavduarë Perëndinë.
9Edhe gjithë llauzi e pa atë tuke ecur’ e tuke lavduarë Perëndinë.
10Sepse e njihnin’ atë, se kyj ishte ay që rrinte mbë derët të Bukurë të hieroresë për elejmosinë; edhe u çuditnë për këtë punë që i gjau ati.
11Edhe ay kur po mbante Pietrin’ edhe Joanninë, gjithë llauzi rruthnë pas atyreve ndë kamaret që qjuhet’ e Sollomonit, tuke habiturë.
12Edhe Pietri kur pa, i u përgjeq llauzit:
“O burra Israilitë, përse çuditeni për këtë punë? Apo përse shtini sytë mbë ne, sikurse e kemi bërë ne këtë të ecënjë prej fuqisë tonë, a prej besësë tonë?
13Perëndia i Avraamit edhe i Isaakut edhe i Jakovit, Perëndia i atërëvet tënë, lavdoj dialin’ e ti Jisunë, të cilinë ju e dhatë ndër duar, edhe e mohuatë faqe Pillatit, kur ay e pa t’ udhësë ta lëshonjë.
14Po ju mohuatë shënjtinë edhe të drejtinë, edhe lyptë ndë vënt t’ati t’u falë juve një njeri gjakëtuar.
15Edhe vratë kryet’ e jetësë, të cilinë Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, për të cilinë ne jemi martirë.
16Edhe me anë të besësë mb’ emërit t’ati, këtë që shihni edhe e njihni, emëri i ati e forcoj; edhe ajo besë nga an’ e ati i dha ati këtë shëndet përpara gjithë jush.
17Edhe ndashti, o vëllezër, e di se e punuatë këtë nga e paditura, sikundrë edhe të parëtë tuaj.
18Po Perëndia sa tha që përpara me anë të gojësë gjithë profitërëvet ti, se Krishti kishte për të pësuarë, kështu i mbushi.
19Pendohi pra edhe këthehi, që t’u shuhenë fajetë tuaja, kur të vinjënë kohërat’ e të prëjturit nga faqeja e Zotit,
20Edhe ay do të dërgonjë Jisu Krishtinë, që është leçiturë që përpara te ju;
21Të cilinë duhet ta presë qielli gjer mb’ ato kohëra që të vinjënë mbë vënt gjith’ ato që foli Perëndia që jetën e parë me anë të gojësë gjithë shënjtorëvet ti profitërëvet.
22[Sepse] Mojsiu u tha atërvet tanë, se: “Zoti Perëndia juaj do t’u ngrerë juve një profit nga vëllezëritë tuaj, posi mua; ati i dëgjoni mbë të gjitha sa që t’u flasë juve.
23Edhe çdo shpirt që të mos i dëgjonjë ati profiti, do të shuhetë nga llauzi”.
24– Edhe gjithë profitëritë që nga Samuili e paskëtaj sa folnë, dhanë zë (që përpara) edhe për këto dit.
25Ju jeni bijt’ e profitërëvet, edhe të dhiatësë që vuri Perëndia ndërmest atërëvet tënë, tuke thënë Avraamit: “Edhe ndë farët tënde do të bekonenë gjithë kombet’ e dheut”.
26Te ju përpara Perëndia, si ngjalli dialin’ e ti, e dërgoj që t’u bekonjë juve, kur të këthehetë gjithë-secili prej jush nga ligësiratë tuaja.”
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.