1Jakovi, shërbëtori i Perëndisë edhe i Zotit Jisu Krisht, mbë të dy-mbë-dhietë faratë që janë përndarë, fal me shëndet.
2Kujtoni për gëzim, o vëllezër, kur bini mbë çdo farë ngasjesh;
3Tuke diturë, se provimi i besësë tuaj punon durim.
4Edhe durimi le të ketë punë të kulluarë, që të jeni të kulluar’ edhe të tërë, pa qënë të mbeturë as mbë ndonjë gjë.
5Edhe ndë iu shtertë dituri ndonjërit prej jush, le të lypënjë prej Perëndisë që u ep të gjithëve pa kurcim, e nukë qërton; edhe dot’ i epet’ ati.
6Po le të lypënjë me besë, pa qënë me mëndëje; sepse ay që është me dy mëndëje i gjan valësë detit, që tundetë nga erëa edhe përpiqetë.
7Sepse ay njeri le të mos kujtonjë, se do të marrë gjë nga Zoti.
8Njeriu me dy mëndëje ësht’ i paqëndruarshim mbë gjith’ udhët’ e tia.
9Le të mburretë pra vëllaj i unjëtë ndë të lartët të ti;
10E i pasuri ndë të unjëtë të ti: sepse do të shkonjë posi luleja e barit.
11Sepse lindi dielli bashk me vapënë, edhe thau barinë, edhe luleja e ati ra, edhe bukuria e faqes’ ati humbi; kështu edhe i pasuri do të fyshketë ndë udhë të tia.
12Lum ay njeri që duron ngasëje; sepse si të provonetë, do të marrë kurorën’ e jetësë, që ua ka zotuarë Zoti atyreve që e duanë.
13Kur ngitetë ndonjë, le të mos thotë, se: Ngitem nga Perëndia, - sepse Perëndia nukë munt të ngitetë nga të ligatë, edhe ay nukë nget asndonjë.
14Po gjithësecili ngitetë tuke hequr’ e tuke kobuarë vetëhen’ e ti prej dëshërimit ti.
15Pastaj dëshërimi, si të mbarsetë, piell fajinë, edhe faji, si të bënetë, piell vdekëjenë.
16Mos koboni, o vëllezërit’ e mi të dashurë.
17Çdo dhënëje e mirë, edhe çdo dhurëti e tghieshtë, është prej së lari, edhe sbret nga Ati i dritavet, mbë të cilinë s’ka të ndërruarë a hie të këmbimi.
18Prej dashurimit ti na polli me fialën’ e së vërtetësë, që të jemi një pemë e parë e ndërtesavet ati.
19Përandaj o vëllezërit’ e mi të dashurë, çdo njeri le të jetë i shpejtë mbë të dëgjuarët, i mënuarë mbë të folurit, i mënuarë mbë zemërim;
20Sepse zemërimi i njeriut nukë punon drejtërin’e Perëndisë.
21Përandaj, si të hithni tej çdo ndyrësi e të tepëruarët’ e së ligësë, pritni me butësirë fialënë që ka birë ndër ju, e cila munt të shpëtonjë shpirtëratë tuaj.
22Edhe bëhi asish që e bënjënë fialënë, e jo vetëm’ asish që e dëgjonjënë, tuke gënjyerë vetëhenë tuaj.
23Sepse kush dëgjon fialën’ e nuk’ e bën, kyj i gjan një njeriu që shikon faqen’ e ti të fismenë ndë pasqyrët.
24Sepse e shikoj vetëhen’ e ti, edhe iku, edhe përnjëherë e harroj kush ishte.
25Po ay që unjet’ e shikon ndë nom të thieshtë të së lirësë, edhe qëndron mb’ atë, kyj si të bënetë jo asi që dëgjon e harron, po asi që bën punënë, kyj do të jet’ i lumurë ndë punët të ti.
26Ndë i duketë ndonjërit ndër ju se ësht’ i feshim, edhe s’i vë fre gjjuhësë ti, po kobon zemërën’ e ti, feja e këti ësht’ e kotë.
27Fe e këthiellët’ edhe e papugërë përanë Përëndisë edhe Atit është këjo. Të vështronjë të varfër’ e gra të va ndë shtrëngimt t’atyre, të ruanjë vetëhen’ e ti të pazhyerë nga bota.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.