1Edhe për të mbëledhurit’ e asprëvet për shënjtorëtë, sikundrë urdhërova qishat’ e Gallatisë, kështu bëni edhe ju.
2Çdo ditën te parë tè javës gjithësecili prej jush le të vërë mbënjanë, e le të mbëledhë atë që t’ia bënjë mbarë Perëndia, që të mos bënenë të mbëledhura asprash kur të vinj, unë.
3Edhe kur të vinj un’ aty, do të dërgonj me kartëra ata që të sgjithni ju, që të shpienë dhuratënë tuaj ndë Jerusalim.
4Edhe ndë vëjeftë të vete edhe unë, do të vinjënë bashkë me mua.
5Edhe do të vinj tek ju, si të shkonj ndëpër Maqedhoni, (sepse ndashti po shkonj ndëpër Maqedhoni).
6Edhe ndë qilloftë do të mbes përan jush pak kohë, mbase do të dimëronj, që të më përcillni ju, kudo që të vete.
7Sepse nukë dua që t’u shoh juve ndashti tuke shkuar’ udhësë; po shpërenj të mbets përanë jush ca kohë, ndë më lashtë Zoti.
8Edhe do të mbes ndë Efesë gjer ditën e Pentikostisë;
9Sepse m’u hap një der’ e madhe edhe plot me punë, edhe janë shumë asish që më rrinë kundrë.
10Edhe ndë arthtë Timotheu, vështroni të jetë pa frikë ndër ju; sepse edhe ay punon punën’ e Zotit sikundrë edhe unë.
11Asndonjë pra mos e bënjë për asgjë; po e përcillni atë me paqtim, që të vinjë tek unë; sepse po e pres bashkë me vëllezëritë.
12Sa për vëllanë Apollonë, iu luç shumë që të vinte ndër ju bashkë me vëllezëritë; edhe nukë donte fare që të vinjë ndashti; po do të vinjë, kur të ketë nge.
13Rrini sgjuarë, qëndroni ndë besët; bëhi burra, e forcohi.
14Gjithë punëtë tuaja le të bënenë me dashuri.
15Edhe u lutem juve, o vëllezër (e dini shtëpin’ e Stefanajt, se është pem’e parë e Ahaisë, edhe afierosnë vetëhen’ e tyre ndë shërbesë të shënjtorëvet),
16t’u unjni kryet’ edhe ju të tillëve, edhe çdo njeriu që punon bashkë me neve edhe mundonetë.
17Edhe gëzonem për t’ ardhurit’ e Stefanajt edhe të Furtunatit edhe të Ahajkojt, sepse këta mbushnë të shterëtë tuaj;
18Sepse prejtnë shpirtinë tim edhe tuajinë. Nderoni pra të tillëtë.
19U falenë juve me shëndet qishat’ e Asisë. U falenë juve me shëndet mbë Zotinë Aqylla edhe Priskilla bashkë me qishënë që është ndë shtëpi t’atyreve.
20U falenë juve me shëndet gjithë vëllezëritë. Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë të shënjtëruarë.
21Të faluritë me shëndet u shkrua me dorënë time, të Pavlit.
22Ndë është ndonjë që nukë do Zotinë Jisu Krisht, qoftë mallëkuarë Maran-atha.
23Hiri i Zotit Jisu Krisht qoftë me ju.
24Dashuria ime qoftë me gjithë ju mbë Jisu Krishtinë. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.