1 TIMOTHENË Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Për të zënë besë është fiala; ndë i ka ënda ndonjërit episkopi, dëshëron punë të mirë.

2Duhetë pra episkopi të jetë i pazënë me faj, burr i një gruaje, i esulltë të jetë, i urtë, i hieshim, miku i të huajvet, i zoti për të mësuarë;

3Jo pianec, jo rrahës (jo të dojë fitim të lik); po të jetë i butë, asi që s’do të zihetë, asi që s’lakëmon për argjënt;

4Të qiverrisnjë mirë shtëpin’ e ti, të ketë dielm të dëgjuarshim me çdo farë urtësie;

5(Sepse ndë qoftë se ndonjë nukë di të qiverrisnjë shtëpin’ e ti, qysh do t’i ketë kujdes qishësë Perëndisë?).

6Të mosjetë i mësuarë rishtazi, që të mos mbahetë mbë të math e të bierë ndë dëm të diallit.

7Edhe ay duhetë edhe të ketë martiri të mirë edhe nga të përjashtëmit, që të mos bierë ndë turp e ndë lak të diallit.

8Dhiakëritë po kështu, duhetë të jenë të hieshim, jo me dy faqe ndë fialët, jo të vënë re ndë shumë verë, as mbë fitimi të lik;

9Të kenë fshehësirën’ e besësë me ndërgjegjëje të këthiellëtë.

10Edhe këta le të provonenë më përpara, pastaj le të bënenë dhiakërë, ndë qofshinë stë pagjëndurë mbë faj.

11Gratë po kështu të jenë të hieshime, jo kallzimtare, të esullta, besëtare mbë të gjitha.

12Dhiakëritë le të jenë burra të një gruaje, që qiverrisënjë mirë dielmt’ edhe shtëpiat’ e tyre.

13Sepse ata që kanë shërbyerë mirë, fitonjënë shkallë të mirë për vetëhen’ e tyre, edhe kanë shumë sy e faqe ndë besët që është mbë Jisu Krishtinë.

14Këto po të shkruanj, tuke shpëryerë të vinj për së shpejti te ti;

15Po ndë mënofsha, që të dish qysh duhetë të bihesh ndë shtëpi të Perëndisë, e cila është qisha e Perëndisë gjallë, shtylla edhe të pështetuir e të së vërtetësë.

16Edhe pa ndonjë fialë kundrë e madhe është fshehësira e besësë; Perëndia u çfaq ndë mish, dolli i drejtë ndë Frymë, u duk ndër ëngjëj, u leçit ndër kombe, u zu besë ndë botët, hipi lart me lavdi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help