1Ndë qoftë se u ngjalltë pra bashkë me Krishtinë, kërkoni të lartatë, atie ku është ndenjurë Krishti ndë të diathtë të Perëndisë.
2Kini ndër mënt ato që janë lart, jo ato që janë mbi dhet.
3Sepse vdiqtë, edhe jeta juaj është fshehurë bashkë me Krishtinë te Perëndia.
4Kur të çfaqetë Krishti, që është jeta jonë, atëhere edhe ju bashkë me atë do të çfaqi ndë lavdi.
5Bëni pra të vdekura anët’ e trupit tuaj që janë mbi dhet, kurvërinë, ndyrësirënë, pësiminë, dëshërimin’ e lik edhe lakëmiminë, që ësht’ idhullatri;
6Prej atyre vien zemërata e Perëndisë përmbi të bijt’ e të së pabindurësë;
7Ndë të cilat edhe ju ecëtë njëherë, kur rronitë ndër ato.
8Po tashti hithni edhe ju të gjitha këto, mërinë, zemëratënë, të ligënë, vllasfiminë, flalët’ e ndyra nga goja juaj.
9Mos gënjeni njëri tiatrinë, passi sveshtë njerin’ e vietërë bashkë me punërat’ e ati,
10Edhe veshtë të rinë, që të përtërihetë mbë të njohurë pas shëmbëllës’ ati që e ka kriuarë;
11Atie ku s’është Grek e Judhe, rrethpresëje e parrethpresëje, varvar, Sqyth, shërbëtuar, i lirë, po të gjitha e mbë të gjitha është Krishti.
12Vishni pra, si të sgjedhurit’ e Perëndisë që jeni shënjtorë edhe të dashurë, zemërat’ e përdëllimevet, të mirënë, mëndëjen e unjëtë, butësirënë, zemërën e gjerë;
13Tuke duruarë njëri tiatrinë, edhe tuke ia falurë njëri tiatrit, ndë pastë ndonjë të qjahetë kundrë ndonjërit; sikundrë edhe Krishti ua fali juve, kështu edhe ju.
14Edhe përmbi gjithë këto vishni dashurinë, e cila është lidhëja e të kulluarit.
15Edhe paqtimi i Perëndisë le të mbëretëronjë ndër zemërat tuaja, mbë të cilin’ edhe jeni thirrurë mbë një trup; edhe bëhi asish që i dini për nderë.
16Fiala e Krishtit le të rrijë mbë me pasëje, e me çdo farë diturie; tuke mësuarë e tuke porositurë njëri tiatrinë me psallma e me hymna e me kënkë shpirtërishte, tuke kënduarë me hirë ndër zemërat tuaja mbë Zotinë.
17Edhe çdo që të bëni me fialë a me punë, të gjitha t’i bëni mb’ emërë të Zotit Jisu, tuke i falurë ndersë Perëndisë edhe Atit me anë t’ati.
18Ju gratë, u dëgjoni burravet tuaj, sikundrë gjan mbë Zotinë.
19Ju burratë, doni gratë tuaja, edhe mos ini të hidhuë tek ato.
20Ju bijtë, u dëgjoni përindvet mbë të gjitha; sepse këjo ësht’ e pëlqyershime te Zoti.
21Ju atëritë, mos i nxeni bijtë tuaj, që të mos u likshtonetë zemëra.
22Ju shërbëtorëtë, u dëgjoni zotërinjvet trupit tuaj mbë të gjitha, mos punoni për faqe, si ata që duanë t’u pëlqenjënë njerëzet, po me zemërë të miturë, tuke pasurë frikë Perëndinë.
23Edhe gjithë sa të bëni, punoni me gjithë shpirt, posi Zotit, e jo posi njerëzet;
24Tuke diturë se keni për të marrë shpagimin’ e trashëgimit; prej Zotit, sepse i shërbeni Zotit Krisht;
25Po ay që punon shtrembëtë, do të marrë pagën’ e së shtrëmbëtësë; sepse s’ka të mbajtur’ anë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.