1Edhe unë vetë Pavli u lutem juve për butësirën’ e për ëmbëlsirën’ e Krishtit, se faqe me faqe jam i përunjëtë ndër ju, e për së largu kam zemërë mbë ju.
2Edhe u lutem juve, kur të vinj, të mos marr zemërë me atë shpëresënë, që mendonj të kuxonj kundrë disave, që na vënë re sikurse ecëjmë pas mishit;
3Sepse ndonëse ecëmë pas mishit, po s’bëjmë luftë pas mishit.
4Sepse armët’ e luftësë tonë nukë janë të mishit, po të forta me Perëndinë për të rrëzuarë kastra.
5Sepse rrëzojmë mendime edhe çdo gjë të lartë që ngrihetë sipër kundrë së njohurësë Perëndisë, edhe bëjmë rop çdo mendim për të dëgjuarëtë të Krishtit.
6Edhe jemi gati të marrëmë shpagim për çdo të padëgjuarë, kur të mbusheetë të dëgjuarëtë tuaj.
7A shihni ato që dukenë për faqe? Ndë shpëreftë ndonjë mbë vetëhen’ e ti se ësht’ i Krishtit, le ta mendonjë këtë përsëri prej vetëhesë ti, se sikundrë ay ësht’ i Krishtit, kështu edhe neve jemi të Krishtit.
8Sepse, edhe ndë u mburrça ca më tepërë për pushtetinë tënë, që na dha Zoti për ndërtesë, e jo për të rrëzuarëtë tuaj, s’do të turpëronem;
9Që të mos dukem, se dua t’u shtie juve frikënë me kartëratë.
10Sepse kartëratë, thotë ndonjë, janë të rënda edhe të forta; po të daluritë përpara me trup është të dobë, edhe fiala s’vëjen gjë.
11I tilli njeri le ta mendonjë këtë, se t’ atillë që jemi ndë fialët me kartëra për së largu, të këtillë jemi edhe mbë punët për së afërmi.
12Sepse s’kuxojmë të numërojm’ a të mbarasojmë vetëhenë tonë me dica vetë që ndorëzonjënë vetëhen’ e tyre; po ata vetë tuke maturë vetëhen’ tyre me vetëhen’ e tyre, edhe tuke mbarasuarë vetëhen’ e tyre me vetëhen’ e tyre, s’kupëtonjënë.
13Po neve s’do të mburremi pa masë, po pas masësë, ati rregullitr që ndau Perëndia mbë ne, masë që t’ arrijmë edhe gjer te ju.
14Sepse s’e shtrijmë tepërë vetëhenë tonë, sikurse nuk’ u arrijtëm juve; sepse gjer te ju e arrijtmë me anë të ungjillit Krishtit.
15Edhe s’mburremi pa masë për mundimet’ e huaja, po kemi shpëresë, se, tuke shtuarë besa juaj, do të madhonemi mbë ju për së tepëri, pas rregullit tënë.
16Që të ungjillëzojm’ edhe mb’ ata vënde që janë përtej jush, jo të mburremi për ato që janë gati ndë rregullë të huajë.
17Edhe ay që mburretë, le të mburretë mbë Zotinë;
18Sepse s’ësht’ i provuar’ ay që ndorëzon vetëhen’e ti, po ay që e ndorëzon Zoti.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.