SBULESA Krej 10. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pashë një tiatër’ ëngjëll të fortë tuke sbriturë nga qielli, veshurë me re; edhe kishte ylverinë mbi kryet; edhe faqeja e ati posi dielli, edhe këmbët’ e ati posi shtylla ziarri.

2Edhe kishte ndë dorë të ti një vivli të vogëlë hapurë; edhe vuri këmbën'’e ti të diathtënë mbi det, edhe të mëngjërënë mbi dhet.

3Edhe bërtiti me zë të math posi leoni kur ulurin. Edhe kur bërtiti, folnë të shtatë bumbullimatë me zërat’ e tyre.

4Edhe kur folnë të shtatë bumbullimatë (me zërat’ e tyre), kishnjam për të shkruarë; edhe dëgjova një zë nga qielli që (më) thoshte: “Vulos ato që folnë të shtatë bumbullimatë, edhe mos i shkruaj.”

5Edhe ay ëngjëlli që pashë tuke ndenjurë mbi det edhe mbi dhet, ngriti dorën’ e ti mbë qiell,

6Edhe bëri be për atë që rron ndë jetët të jetëvet, i cili krioj qiellin’ edhe sa janë nd’ atë, edhe dhenë edhe sa janë nd’ atë, edhe detinë edhe sa janë nd’ atë, se kohë nukë do të jetë më.

7Po ndë dit të zërit ëngjëllit shtattë, kur do t’i bierë trumbetësë, atëhere do të mbaronetë mistiri i Perëndisë, sikundrë u dha zën’ e mirë shërbëtorëvet profitrëvet.

8Edhe ay zëri që dëgjova nga qielli, përsëri fliste me mua, e thoshte: “Shko, e merr vivlin’ e vogëlë të hapurënë ndë dorë të ëngjëllit që ka ndenjurë mbi det e mbi dhet.”

9Edhe vajta tek ëngjëlli, e i thashë: “Ep-më vivlinë e vogëlë.” Edhe ay më thotë: “Merre, edhe haje atë. Edhe do të hidhëronjë barkunë tënt, po ndë gojët tënde do të jet’ e ëmbëlë posi mialtë.”

10Edhe mora vivlin e vogëlë nga dora e ëngjëllit, edhe e hëngra; edhe ishte ndë gojët time e ëmbëlë posi mialtë; edhe kur e hëngra atë, u hidhërua barku im.

11Edhe më thotë: “Duhetë të profitepsç ti përsëri mbë shumë llauzëra e kombe e gluhëra e mbëretër.”

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help