1Edhe për ato punë që më shkruatë, mirë është për njerinë të mos i piekë gruasë.
2Po për kurvëritë gjithësecili le të ketë gruan’ e ti, edhe gjithësecila le të ketë burrin’ e saj.
3Burri le t’i apë gruasë atë dashurinë që duhetë; ashtu edhe gruaja burrit.
4Gruaja s’urdhëron trupin’e saj, po burri; ashtu edhe burri s’urdhëron trupin’ e ti, po gruaja.
5Mos ia shterni njëri tiatrit, përveç se ndë qofshi me një fialë për pak kohë, që t’i bini prapa agjerimit e të falurit, edhe përsëri afrohi bashkë mb’ atë punë, që të mos u ngasë juve Satanaj për të pambajturit’ e vetëhesë suaj.
6Edhe këtë po ua them juve pas mëndëjesë sime, jo se kam urdhërë.
7Sepse dua të jenë gjithë njerëzitë posi vetëheja ime; po gjithësecili ka dhuratën’ e ti nga Perëndia, njëri kështu, e tiatri ashtu.
8Edhe po u them të pamartuarëvet edhe të vavet, se mirë është për ata, mbë mbeçinë sikundrë jam edhe unë.
9Po ndë mos përmbajçinë vetëhen’e tyre, le të martonenë; sepse më mirë është të martonetë njeriu se të nxehetë.
10Edhe të martuarit’ i porosit, jo unë, po Zoti, të mos ndahetë gruaja nga burri.
11Po edhe ndë u ndaftë, le të mbesë pa martuarë, a le të pajtonetë me burrinë; edhe burri të mos e lërë gruanë.
12Edhe të tierëvet u them unë, jo Zoti: Ndë pastë ndonjë vëlla grua të pabesë, edhe asaj i pëlqen do të rrinjë bashkë me atë, le të mos e lërë atë.
13Edhe një grua që ka burr të pabesë, edhe ati i pëlqen të rrinjë bashkë me atë, le të mos ta lërë.
14Sepse burr’ i pabesë është shënjtëruarë nga gruaja; edhe gruaja e pabesë është shënjtëruarë nga burri; sepse tietrazi bijtë tuaj do t’ishinë të pëgërë; po ndashti janë të shënjtëruarë.
15Po ndë u ndaftë i pabesi, le të ndahetë. Vëllaj a motëra nukë janë bërë robëra ndë të tilla punëra; po Perëndia na ka thirërurë ndë paqtim.
16Sepse ç’di ti, o grua, ndë qoftë se do të shpëtonjç burrinë? A ç’di ti, o burr, ndë qoftë se do të shpëtonjç gruanë?
17Po sikundrë Perëndia ndau gjithësecilit, edhe sikundrë Zoti thërriti gjithësecilinë, kështu le t’ ecënjë; edhe kështu urdhëronj mbë gjithë qishat.
18U thërrit ndë besët ndonjë i rrethprerë? Le të mos bënet’ i parrethprerë. U thërrit ndonjë i parrethprerë, le të mos rrethpritetë.
19Rrethpresëja s’është gjë, edhe parrethpresëja s’është gjë, po të ruajturit’ e porosivet të Perëndisë.
20Gjithësecili mb’ atë të thërriturë që u thërrit, mb’ atë le të mbesë.
21U thërrite kur qe rop? Mos kij kujdes; po ndë munç të bënesh i liruarë, përndore këtë më mirë.
22Sepse ay që u thërrit mbë Zotinë kur qe rop, ësht’ i liruari Zotit; kështu edhe ay që u thërrit kur qe i liruarë, është robi Krishtit.
23U bletë me çëmim; mos bëhi robër njerëzish.
24Gjithësecili, o vëllezër, mb’ atë që u thërrit, mbë këtë le të mbesë ndaj Perëndisë.
25Edhe për vërgjirëshatë s’kam urdhër nga Zoti; po ap mëndëjenë time si i përdëllyerë prej Zotit të jem besëtar.
26Kujtonj pra se këjo punë ësht’ e mirë për këtë nevojë ndashti, se është mirë për njerinë të jetë kështu.
27Je lidhurë me grua? Mos kërko të sgjidhurë. Je sgjidhurë nga gruaja? Mos kërko grua.
28Po edhe ndë u martofsh, nukë fëjeve; edhe vërgjiresha ndë u martoftë, nukë fëjeu; po të tillë njerës do të kenë shtrëngim ndë misht; e un’ u kurcenj juve.
29Edhe këtë e them, o vëllezër, se koha paskëtaj ësht’ e shkurtërë; kaqë sa edhe ata që kanë gra të jenë posikur s’kanë;
30Edhe ata që qjanjënë, posikur s’qanjënë; edhe ata që gëzonenë, posikur s’gëzonenë; edhe ata që blenjënë, posikur të mos i kenë ndën’ urdhër të tyre.
31Edhe ata që përndorënë këtë botë, posikur të mos e përndorënë; sepse forma e kësaj bote shkon.
32Edhe dua të jeni të pakujdesçim; i pamartuari ka kujdes për punërat’ e Zotit, qysh t’i pëlqenjë Zotit;
33Po i martuari ka kujdes për punërat’ e botësë, qysh t’i pëlqenjë gruasë.
34Ndan gruaja prej vërgjireshësë; e pamartuara ka kujdes për punërat’ e Zotit, që të jet’ e shënjtëruarë edhe ndë trupt edhe ndë shpirt; e martuara ka kujdes për punërat’ e botësë, qysh t’i pëlqenjë burrit.
35Edhe këtë po ua them juve për të mirënë tuaj; jo që t’u vë juve lak mbë qafë, po për atë që t’u ketë hije juve edhe që të afrohi ndë punë të Zotit pa kujdes.
36Po ndë kujtoftë ndonjë se bë punë të shëmtuarë mbë vërgjireshën’ e ti, ndë i shkoftë koha martesësë asaj edhe duhetë të bënetë kështu, le të bënjë ç’të dojë; nukë fëjen; le të martonenë.
37Po ay që rri qëndruarshim ndë zemërë, e s’ka nevojë, po ka pushtet për dashurimin’e ti, edhe e pa me udhë këtë ndë zemërë të ti, për të ruajturë vërgjireshën’ e ti, bën mirë.
38Përandaj edhe ay që e marton, bën mirë; edhe ay që s’e marton, bën më mirë.
39Gruaja është lidhurë (nga nomi) sa kohë që rron burri asaj; po ndë i vdektë burri asaj, ësht’ e liruarë të martonetë me cilinë të dojë, veç këjo punë të bënetë mbë Zotinë.
40Po më e lumur’ është, ndë mbetë kështu, pas mëndëjesë sime; edhe më duketë, se edhe unë kam Frymë Perëndie.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.