GALLATIANËT Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe them, sa kohë trashëgimtari është foshnjë, s’ndan nga shërbëtori, ndonëse ësht’ i zoti të gjithavet;

2Po është ndënë kujdestarë e ndënë qivernitarë, gjer mb’atë kohë që ësht’ urdhëruarë nga i ati.

3Kështu edhe neve, kur ishim foshnje, ishim bërë shërbëtorë ndënë stihiat të botësë;

4Po kur erdhi të mbushurit’e kohësë, Perëndia dërgoj të Birinë, që lindi prej gruasë, edhe që qe ndënë nom,

5që të shpërblenjë ata që ishinë ndënë nom, që të marrënë birërinë.

6Edhe sepse jeni bij, Perëndia dërgoj Frymën’ e të Birit ndë zemërat tuaja, që thërret: Avva, o Atë.

S

7Përandaj nukë je me shërbëtuar, po bir; edhe ndë je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.

8Po atëhere, passi s’njihnitë Perëndinë, u punuat’ atyre përëndiravet që s’janë nga fisi;

9Po ndashti, passi njohtë Perëndinë, e me thënë më mirë u njohtë prej Perëndisë, qysh këthehi përsëri mbë të dobat edhe të vobegat stihia, që doni t’u punoni atyre përsëri si përpara?

10Vini re dit, e muaj, e kohëra, e viet.

11Kam frikë për ju, mos u munduashë kot për ju.

12Bëhi posi unë, sepse edhe unë jam posi ju, o vëllezër; u lutem juve, s’më keni bërë ndonjë gjë të ligë.

13Edhe e dini, se përpara ungjillëzova te ju me dobësirë mishi.

14Edhe s’bëtë për asgjë ngasjenë time që ishte ndë misht tim, as e hodhët teje, po më prittë si ëngjëll Perëndie, si Jisu Krishtinë.

15Cila pra ishte të lumëzuarëtë juaj? Sepse martiris për ju, se ndë munt të bënej do të nxiritë sytë tuaj e të m’i epitë mua.

16Arëmiku juaj u bëshë pra, se them të vërtetënë?

17Dëftenjënë zemërë të përvëluarë te ju, po jo të mirë; po duanë që t’u mbyllënë jashtë juve, që të keni zemërë të përvëluarë për ata.

18Po është mirë që të keni zemërë të përvëluarë përherë mbë të mirët, e jo vetëmë kur të afërë jush.

19Dielmthit’ e mi, përsëri kam të dhëmbura piellëje për ju, gjersa të formonetë ndër ju Krishti;

20Edhe donjam të ishnjam afërë jush ndashti, edhe të ndërronjam zënë tim, sepse vras mëndëjenë për ju.

21Pa më thoni, ju që doni të jeni ndënë nom, a s’dëgjoni nomnë?

22Sepse është shkruarë, se Avraami pat dy bij; një prej shërbëtoresë, e një prej së lirësë.

23Po ay që pat lindurë prej shërbëtoresë, lindi pas mishit; e ay që pat lindurë prej së lirësë, lindi me anë të zotuarësë.

24Këto punë janë të aligorisura, sepse këtu janë dy dhiatatë; njëra nga mali i Sinajt, që piell për skllavëri, e cila ësht’ Agara.

25(Sepse Agara është mali i Sinajt nd’Aravi, e është sinjënjë me Jerusalimën e soçëme; edhe është ndë skllavëri bashkë me të bijtë).

26Po Jerusalimeja e lartë ësht’ e lirë, e cila është mëma jonë të gjithëve.

27Sepse është shkruarë: “Gëzohu ti, o shterbë që nukë piell; nxir zë e bërtit ti që nukë ke të dhëmbura piellëje; sepse dielmt’e shkretëtirësë janë më shumë se dielmt’ e asaj që ka burr”.

28Edhe neve, o vëllezër, jemi dielmt’ e së zotuarësë, posi Isaaku.

29Po sikundrë atëhere ay që lindi pas mishit, ndiqte atë që kishte lindurë pas frymësë, kështu ësht’ edhe ndashti.

30Po ç’thotë shkronja? “Nxir jashtë shërbëtoren’ edhe të birinë; sepse i bir’ i shërbëtoresë s’ka për të marrë trashëgim bashkë me të birin’ e të së lirësë.”

31Nukë jemi pra, o vëllezër, bijt’ e shërbëtoresë, po të së lirësë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help