1Pavli, apostoli i Jisu Krishtit, pas urdhërit Perëndisë, shpëtimtarit tënë, edhe Zotit Jisu Krisht, shpëresësë sonë,
2Mbë Timothenë, të thieshtinë dialë ndë besët, qoftë hirë, përdëllim, paqtim, prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Jisu Krishtit, Zotit tënë.
3Sikundrë t’uluçë, kur venjam ndë Maqedhoni, të preç ndë Efesë, që të porosiç ca vetë të mos mësonjënë mësime të tiera,
4As të mos u vënë vesh përrallavet e brezavet që s’kanë të mbaruarë, të cilatë bienë qarta më tepërë se të ndërtuarët’ e Perëndisë ndë besët; bën kështu.
5Edhe fundi i porosisë është dashuri prej zemrësë këthiellëtë, edhe prej ndërgjegjëjesë mirë, edhe prej bese pa ipokrisi;
6Nga këto ca vetë passi duallë prej udhësë, u kthyenë ndë fialë të kota,
7Tuke dashurë të jenë nom-mësonjësa, pa kupëtuar’ as ato që thonë, as ato që i bënjënë për të vërteta.
8Edhe e dimë, se nomi ësht’ i mirë, ndë qoftë se e përndor atë njeriu me udhë,
9Tuke diturë këtë, se nomi nuk’ është vënë për të drejtinë, po për të paudhët’ e për të padinduritë, për ata që s’druanjënë Zotinë e për fajtorët, për të shtrembëtit e për të ndyrët, për ata që rrahënë tanë e rrahënë t’ëmënë, për ata që vrasënë njerës,
10Për kurvarë, për ata që bienë me meshkuj, për ata që shesënë njerës, për gënjeshtarë, për ata që betonenë rrem, edhe për çdo tiatrë gjë që i del kundrë mësimit shëndoshë,
11Pas ungjillit lavdisë të lumurit Perëndi, që m’u zu besë.
12Edhe i falem ndersë Zotit tënë Jisu Krishtit, Zotit tënë, që më dha fuqi, se më gjukoj për besëtar, e më vuri ndë shërbesët, mua,
13Që përpara ishnjam vllasfimiar, e ndiekës e shaharak; po u përdëllyeshë, sepse pa ditur’ i bëra ndë pabesëri;
14Po edhe hiri i Zotit tënë teproj tek unë me besë e me dashuri që është mbë Jisu Krishtinë.
15Për të zënë besë është fiala, edhe e vëjyerë për të priturë, se Jisu Krishti erdhi ndë botët që të shpëtonjë fajtorë, që nga ata jam un’ i pari;
16Po përandaj u përdëllyeshë, që Jisu Krishti të dëftenjë përpara tek unë gjithë zemërën’ e gjërë, për shëmbëllim atyreve që i kanë për të besuarë për jetë të pasosurë.
17Edhe mbë mbëretin’ e jetëvet, të paprishurinë, të paparinë, të vetëminë (të diturinë) Perëndi, qoftë nder edhe lavdi ndë jetët të jetëvet. Amin.
18Këtë porosi po të lë ndë dorë tyj, o bir Timothe, pas profitiash që kanë qënë përpara për tyj, të lëftonjç me ato luftën’ e mirë,
19Tuke pasurë besë edhe ndërgjegjëje të mirë, të cilënë ca vetë passi e hothnë tejë, qitnë lundrënë mbë cekë nga besa;
20Nga ata ësht’ Ymenaju edhe Aleksandhri, të cilët’ i kam dhënë ndë dorë të Satanajt, që të mësonenë të mos vllasfimisnjënë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.