TITONË Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pavli, shërbëtori i Perëndisë, edhe apostoli i Jisu Krishtit, pas besësë të sgjedhurëvet të Perëndisë, edhe pas të njohurësë së vërtetësë që është pas besësë mirë,

2Për shpëresën’ e jetësë pasosurë, që ka zotuarë Perëndia që s’gënjen përpara motevet pasosurë,

3Edhe çfaqi ndë kohëra të urdhëruara fialën’ e ti me anë të leçiturit, që m’u besua pas porosisë Perëndisë Shpëtimtarit tënë;

4Mbë Titonë, të thieshtinë dialë pas besësë që kemi së bashku, qoftë hirë (përdëllim), paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tënë.

5Përandaj të lashë ndë Kritë, që të ndreqç të mbeturatë, edhe të vëç pleq qytet mbë qytet pleq, sikundrë të kam urdhëruar unë;

6Kush të jetë i pahequrë për faj, burr i një gruaje, që ka bij besëtarë, që të mos u ketë dalë zëri për plank-prishësa, a për të pabindurë.

7Sepse episkopi duhetë të jetë i pahequrë për faj, posi kujdestar i Perëndisë; jo kryelartë, jo zemërak, jo pianec, jo rrahës, jo asi që lakëmon mbë fitim të lik;

8Po derë-hapëtë, miku i së mirësë, i urtë, i drejtë, shënjt, asi që përmban vetëhen e ti;

9Tuke qëndruarë ndë fialë të vërtetë pas mësimit, që të muntnjë të ngusnjë të tierë me mësimin’ e shëndoshë, edhe të qërtonjë ata që flasënë kundrë.

10Sepse janë shumë të pabindur’ edhe që flasënë kot e prishnjënë mëndëjenë, më fort ata që janë nga rrethpresëja;

11Atyreve duhetë t’u mbëçelmë gojënë; të cilëtë këthenjënë përmbys shtëpira të tëra, tuke mësuarë sa s’duhenë, për fitim të ndyrë.

12Një nga ata tha, vetë profiti i atyreve: “Kritasitë janë kurdo gënjeshtarë, bisha të liga, barqe të ngeshim.’’

13Këjo martiri ësht’ e vërtetë; për atë punë qërtoi ata fort, që të jenë të shëndoshë ndë besët;

14Edhe të mos u vënë vesh përrallavet Judhenjet, edhe porsivet njerëzet që i këthenjënë kurrizinë së vërtetësë.

15Të gjitha janë të qëruarë të të qëruaritë; po te të ndyrët’ e te të pabesët’ asndonjë gjë s’ësht’ e qëruara, po edhe mëndëja e atyreve edhe ndërgjegjëja janë të pëgëra.

16Rrëfenjënë me gojë se njohënë Perëndi, po me punë e mohonjënë, sepse janë të ndyrë edhe të pabindurë, edhe të paprovuarshim mbë çdo farë pune të mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help