1Pastaj Jisuj ua dëfteu vetëhen’ e ti përsëri nxënëset ndë det të Tiveriadhësë; edhe e dëfteu kështu.
2Ishinë bashkë Simon Pietri, edhe Thomaj që thuhetë Binjak, edhe Nathanaili që është nga Kanaja e Galilesë, edhe të bijt e Zevedheut, edhe dy të tierë nga nxënësit’ e ati.
3Simon Pietri u thot’ atyre: “Vete të gjuanj pishq.” I thonë: “Vimë edhe neve bashkë me tyj.” Duallnë edhe hipnë përnjëherë ndë lundrët, edhe atë natë nukë zunë asgjë.
4Po tani si u bë mëngjes, Jisuj ndenji ndë buzët të detit; po nxënësitë nuk’ e njohnë se është Jisuj.
5Jisuj pra u thot’ atyre: “Diemthit’ e mi, mos keni ndonjë gjë për të ngrënë?” U përgjeqnë: “Jo.”
6Edhe ay u tha atyre: “Hithni rrietënë mb’anë të diathtë të lundrësë, edhe do të gjeni.” E hothnë pra, edhe s’muntnë më ta hiqninë nga shumica e pishqevet.
7Ay nxënësi pra, që donte Jisuj, i thotë Pietrit: “Është Zoti.” Edhe Simon Pietri, kur dëgjoj se është Zoti, u mbështuall me rrobenë (sepse ishte lakuriq), edhe u hoth ndë det.
8Edhe nxënësit’ e tierë erthnë me lundrëzënë (sepse nuk’ ishinë lark tokësë, po afërë dy qint kutë), tuke hequrë rrietën’ e pishqevet.
9Edhe si sbritnë pra mbë tokët, shohënë tek ishte atie ndezurë ziarr, edhe vënë mb’ atë peshk edhe bukë.
10Jisuj u thot atyre: “Bini nga ata pishqetë që zutë tashi.”
11Simon Pietri hipi edhe hoqi rrietënë mbi tokët, plot me pishqe të mëdhenj, një qint e pesë-dhiet’ e tre. Edhe ndonëse ishinë kaqë, nuk’ u shqye rrieta.
12Jisuj u thot’ atyre: “Ejani e drekohi.” Po asndonjë nga nxënësitë nukë kuxonte ta pyesë: “Cili je ti?” Sepse e dininë se është Zoti.
13Vien pra Jisuj edhe merr bukënë e ua ep, edhe peshkunë po kështu.
14Këjo ësht’ e treta herë që u dëftye tashi Jisuj te nxënësit’ e ti, passi u ngjall nga të vdekuritë.
15Passi u drekuanë pra, Jisuj i thotë Simon Pietrit: “Simon, i bir’ i Jonajt, a më do më tepërë se këta?” “I thotë: “Po, Zot; ti e di se të dua.” I thotë: “Kullot shqerat’ e mia.”
16I thotë prapë për së dyti: “Simon, i bir’ i Jonait, a më do?” I thotë: “Po, Zot; ti e di se të dua.”
17I thotë: “Ruaj dhënt’ e mia.” I thotë për së treti: “Simon i bir’ i Jonait, a më do?” I erth keq Pietrit, se i tha për së treti: “A më do?” Edhe i tha: “Zot, ti i di të gjitha; ti e di se të dua.” Jisuj i thotë: “Kullot dhënt’ e mia.
18Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, kur ishnjeti më i ri, ngjishnje vetëhenë tënde, edhe ecënje ku të donje; po kur të plakesh, do të ndejç duart’ e tua, edhe tiatërë njeri do të të ngjeshnjë tyj, edhe do të të bierë atie ku nukë do.”
19Edhe tha këtë, tuke shënuarë me çfarë vdekëje kishte për të lavduruarë Perëndinë.
Edhe si tha këtë, i thotë: ”Eja pas meje.”
20Edhe Pietri u këthye, edhe sheh atë nxënësinë që donte Jisuj tuke vajturë prapa, i cili i pat rënë edhe ndë krahëruar t’ati ndë darkët, e i tha: “Zot, cili ësht’ ay që të trathton?”
21Pietri pra kur pa këtë, i tha Jisujt: “Zot, po kyj ç’do të bënetë?
22Jisuj i thotë: “Ndë dua të mbesë ay gjersa të vinj unë, ti ç’ke? Ti eja pas meje.”
23Dolli pra këjo fialë ndër vëllezërit, se ay nxënësi nukë vdes. Po Jisuj nuk’ i tha, se nukë vdes; po: “Ndë dua të mbësë gjersa të vinj unë, ti ç’ke?”
24Kyj është ay nxënësi që martiris për këto, edhe që shkroj këto; edhe e dimë se martiria e ati ësht’ e vërtetë.
25Janë edhe shumë të tiera, sa bëri Jisuj, të cilatë ndë u shkruajtshinë një për një, kujtonj se as ajo bota nukë do t’i nxinte vivliatë që ishinë për të shkruarë. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.