ROMANËT Krej 7. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Apo nuk’ e dini, o vëllezër (sepse u flas atyre që njohënë nom), se nomi ka pushtet mbë njerinë sa kohë rron?

2Sepse gruaja e martuar’ është lidhurë nga nomi me burrinë që rron; po ndë vdektë burri, sgjidhetë nga nomi burrit.

3Kur rron burri pra, ndë u bashkoftë me tiatër burrë, do të jetë kurvë; po ndë vdektë burri, ësht’e liruarë nga nomi, që të mos jetë kurvë, ndë u bashkoftë me tiatër burr.

4Përandaj, vëllezërit’ e mi, edhe ju jeni të vdekurë te nomi me anët të trupit Krishtit, që të bashkonemi me tiatër, me atë që u ngjall prej së vdekurish, që të bëjmë pemë te Perëndia.

5Sepse kur jeshëm ndë misht, pësimet’ e fajevet, që ishinë prej nomit, punoninë ndër mishërat tana, që të bëjmë pemë ndë vdekëjet.

6Po ndashti u sgjithmë nga nomi, passi vdiq ajo gjë që jeshëm pushtuarë; prej asaj që të punojmë pas frymësë re, e jo pas shkronjësë vietërë.

7Ç’do të themi pra? Nomi është faj? Qoftë lark; po fajinë nuk’ e njoha, vetëmë nga nomi; sepse edhe dëshërimnë nukë do ta njihnjam, ndë mos thoshte nomi: “Mos dëshërojsh”.

8Edhe faji si mori shkak prej porosisë, bëri tek unë çdo farë dëshërimi; sepse pa nom ësht’ i vdekurë.

9Edhe unë rronjam një herë pa nom; po kur erdhi porosia, rroji përsëri faji, e unë vdiqa.

10Edhe ajo porosia që u dha për jetë, ajo u gjënt tek unë për vdekëje.

11Sepse faji, mori shkak prej porosisë, e më gënjeu, edhe me anë t’ asaj më vrau.

12Përandaj nomi ësht’ i shënjtëruarë, edhe porosia e shënjtëruar’ edhe e drejtë edhe e mirë.

13Ajo gjë pra që ësht’ e mirë u bë tek unë vdekëje? Qoftë lark; po faji, që të duketë faj, bëri tek unë vdekëje me anë të gjësë mirë, që të bënetë fort teprë fajtuar faji. me anë të porosisë.

14Sepse e dimë se nomi ësht’ i frymësë; unë jam i mishtë, shiturë ndënë fajinë.

15Sepse atë që punonj, nuk’e njoh; sepse nukë punonj atë që dua, po bënj atë që kam mëri.

16Edhe ndë bëfsha atë që nukë dua, jam me një fialë me nomnë, se ësht’ i mirë.

17Po ndashti unë nukë bënj më këtë, po ay faji që rri tek unë.

18Sepse e di, se nukë rri tek unë (dua me thënë ndë misht tim), një gjë e mirë; sepse të dashuritë gjëndetë tek unë, po të punonj të mirënë nuk’ e gjenj.

19Sepse nukë bënj atë të mirënë që dua, po punonj atë të keqenë që nukë dua.

20Ndë qoftë se bënj pra atë që nukë dua, nuk’ e punonj unë më atë, po ay faji që rri tek unë.

21Gjenj pra këtë nom, se kur dua unë të bënj të mirënë, gjëndetë tek un’ e liga.

22Sepse më ka ënda nomin’ e Perëndisë që është pas njeriut përbrënçim.

23Po shoh një tiatër nom ndër mishrat’ e mi që lëfton kundrë nomit mëndëjesë sime, edhe më skllavos ndë nomt të fajit që është ndër mishrat’ e mi.

24Mieri unë njeriu! Kush do të më shpëtonjë nga kyj trup i vdekëjesë?

25Falem ndersë Perëndisë me anë të Zotit tënë Jisu Krishtit. Unë pra me mënt i shërbenj nomit Perëndisë; po me mishinë i shërbenj nomit fajit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help