JAKOV Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Ejani tashti, ju të pasuritë, qjani e ulurini për të këqiatë që do të vinjënë mbi ju.

2Pasëja juaj u kalp, edhe rrobatë tuaj ua brëjti mola.

3Ari juaj e argjëndi u ndryshk, edhe ndryshku i atyreve do të jetë për martiri kundrë jush, edhe do të hajë mishratë tuaj si ziarr; mblothtë thesare për dit e pastajme.

4Na tek bërtet paga që ua keni mbajturë punëtorëvet që korrnë aratë tuaja; edhe të bërtiturat’ e korrësavet hynë i vanë ndë veshët të Zotit Sabaoth.

5U kënaqtë e bëtë pallë mbi dhet; ushqyetë zemratë tuaja posi për ditën’ e të therurit;

6Dënuatë, edhe vratë të drejtinë; e ay nuk u rri kundrë juve.

7Kini zemërë të gjerë pra, o vëllezër, gjer mbë t’ardhurit të Zotit. Na bujku te pret pemën e dheut të paçëmuarënë, e ka zemërë të gjërë për atë, gjersa të marrë shin’ e lashtë edhe të voninë.

8Kini zemërë të gjerë edhe ju, forconi zemratë tuaja; sepse t’ardhurit’ e Zotit u afrua.

9Mos psherëtini kundrë njëri tiatrit, o vëllezër, që të mos gjukonemi për të lik; na gjyqëtari te rri përpara dyervet.

10Merrni për shëmbëllesë, o vëllezërit’ e mi, të te hequritë keq edhe zemrën’ e gjërë të profitëvet, që folnë mb’ emërit të Zotit.

11Na te lumërojm’ ata që duronjënë; e keni dëgjuarë durimin’ e Jovit, edhe e patë të pastajmen’ e Zotit, se Zoti është shum’ i përdëllyershim edhe i dhëmburë.

12Edhe përpara të gjithave, o vëllezërit’ e mi, mos bëni be, as për qiellë, as për dhenë, as ndonjë tiatërë be; po le të jetë fiala juaj, po, po, edhe jo, jo; që të mos bini ndë gjykim.

13Heq keq ndonjë ndër ju? Le të faletë; ka zemërë të gëzuarë ndonjë? Le të psallë.

14Ësht’ i sëmurë ndonjë ndër ju? Le të thërresë pleqt’ e qishësë, edhe le të falenë përmbi atë, e le ta lyenjënë me vaj mb’ emërit të Zotit.

15Edhe urata me besë do ta shpëtonjë atë që lëngon, edhe Zoti do ta ngrerë atë; edhe ndë pastë bërë faje, do t’ i falenë.

16Rrëfeni fajetë njëri tiatrit, edhe fali njëri për tiatrinë, që të shërohi. Të luturit’ e të drejtit ka shumë fuqi kur bënetë.

17Ilia ishte një njeri që pësonte posi ne, edhe u fal tuke luturë që të mos bierë shi; edhe nukë ra shi mbi dhet tre viet e gjashtë muaj.

18Edhe përsëri u fal, edhe qielli dha shi, edhe dheu lëshoj pemën’ e ti.

19O vëllezër, ndë daltë ndonjë ndër ju jasht’ udhësë së vërtetësë, edhe ta këthenjë ndonjë atë,

20Le ta dijë se ay që këthen fajtorinë prej udhësë ti kobimtaresë, do të shpëtonjë një shpirt prej vdekëjesë, edhe do të mbulonjë shumicë fajesh.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help