1Ndashti pra s’është ndonjë dënim për ata që janë mbë Jisu Krishtinë, që nuk’ ecënjënë pas mishit, (po pas Frymësë).
2Sepse nomi i Frymësë jetësë mbë Jisu Krishtinë më liroj prej nomit fajit edhe prej vdekëjesë.
3Sepse atë që s’munt të bënte nomi, sepse ishte i pafuqishim nga mishi, Perëndia dërgoj Birin’ e ti me shëmbëllim mishi të fajit, edhe për faj, edhe dënoj fajinë ndë misht;
4Që të mbushetë drejtërimi i nomit mbë ne që nukë ecëjmë pas mishit, po pas Frymësë.
5Sepse ata që rronjënë pas mishit, kanë ndër mënt punët’ e mishit; edhe ata që rronjënë pas Frymës kanë ndër mënt punët’ e Frymësë.
6Sepse mendimi i mishit është vdekëje, po mendimi i Frymës’ është jetë edhe paqtim.
7Sepse mendimi i mishit ësht’ arëmiqësi te Perëndia; sepse nukë bindetë ndë nomt të Perëndisë, po as nukë munt.
8Edhe sa janë të mishit, nukë munt t’i pëlqenjënë Perëndisë.
9Po ju nukë jeni të mishit, po të Frymësë, ndë ndenjtë Frym’ e Perëndisë ndër ju. Po ndë pastë ndonjë Frymën’ e Krishtit, kyj nuk’ ësht’ i ati.
10Po ndë qofë Krishti ndër ju, trupi ësht’ i vdekurë për fajinë, po fryma është jetë për drejtërinë.
11Po ndë ndenjtë ndër ju Frym’ e ati që ngjalli prej së vdekurish Jisunë, ay që ngjalli Krishtinë prej së vdekurish do t’u apë jetë trupavet tuaj të morçimvet, me anë të Frymësë ti që rri ndër ju.
12Jemi detorë pra, o vëllezër, jo te mishi, që të rrojmë pas mishit.
13Sepse ndë rrofshi pas mishit, keni për të vdekurë, po ndë vrafshi punët’ e trupit me anë të Frymësë, do të rroni.
14Sepse ata që hiqenë pas Frymësë Perëndisë, këta janë të bijt’ e Perëndisë.
15Sepse s’keni marrë frymë robërie, që të keni frikë përsëri, po keni marrë frymë birërie, me anë të cilësë thërresmë: Avva, o Atë.
16Ajo Fryma martiris bashkë me frymënë tënë, se jemi bij’ Perëndie.
17Edhe ndë qofshim bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarët’ e Perëndisë, edhe trashëgimtarë bashkë me Krishtinë, po ndë pësofshim bashkë me atë, që të lavdonemi edhe bashkë me atë.
18Sepse unë mendonem, se pësimet’ e kësaj kohe ndashti nukë vëjenjënë të mbarasonenë me atë lavdinë që do të sbulonetë ndër ne.
19Sepse shpëres’ e madhe e kriesësë pret të shpërfaqurit’ e të bijvet Perëndisë.
20Sepse kriesa u vu ndën’ urdhër të kotësirësë, jo me dashurim t’ asaj, po për atë që e vuri ndën’ urdhër,
21Me shpëresë se edhe ajo kriesa do të lironetë nga prishëja e robërisë, e do të vejë ndë të lirët të lavdisë të bijvet Perëndisë.
22Sepse e dimë se gjithë kriesa psherëtin e ka të dhëmbura bashkë gjer ndashti.
23Edhe jo vetëm’ ajo, po edhe ata që kanë pemën’ e parë të Frymësë, edhe neve vetë psherëtijmë ndër vetëhenë tonë, tuke priturë birërinë për shpërblimin’ e trupit tënë.
24Sepse me shpëresënë, shpëtuam; po ajo shpëresa që shihetë nuk’ është shpëresë, sepse atë gjë që e sheh ndonjë, ç’shpëresë ka më?
25Po ndë shpërefshim për atë gjë që nuk’ e shohmë, e presmë me anë të durimit.
26Kështu edhe Fryma vete na ndih ndë sëmundëjet tona, sepse nukë dimë për çfarë gjëje të falemi sikundrë gjan, po ajo Fryma vetë lutetë për ne me psherëtima të pandiera zërinë.
27Edhe ay që vëshgon zëmratë e di se ç’është mendimi i Frymësë, se lutetë për shënjtorëtë si do Perëndia.
28Edhe e dimë se gjithë punët’ u ndihnjënë për të mirë atyreve që duanë Perëndinë, atyreve që janë thirrë pas dashurimit ati.
29Sepse sa njohu që përpara, ata urdhëroj që përpara të jenë bashkë me një formë me ikonën’ e të Birit, që të jet’ ay i paralindurë ndër shumë vëllezër.
30Edhe sa urdhëroj që përpara, këta i thirri; edhe sa thirri, këta i nxori të drejtë; edhe sa nxori të drejtë, këta i lavdoj.
31Ç’do të themi pra për këto punë? Ndë qoftë Perëndia bashkë me ne, cili do të jetë kundrë nesh?
32Sepse ay që nukë kurseu Birin’ e ti, po e dha atë ndër duar për ne të gjithë, e qysh nukë do të na falë neve të gjitha bashkë me atë?
33Cili do të përflasë të sgjedhurit’ e Perëndisë? Perëndia ësht’ ay që nxier të drejtë.
34Cili do të jetë ay që gjykon për të keq? Krishti ësht’ ay që vdiq, po edhe më tepër ay që u ngjall, edhe që është ndë të diathtë të Perëndisë, edhe që lutetë për ne.
35Cili do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Shtrëngim, a ngushtim, a vdekëje, a zi, a të sveshurë, a rrëzik, a thikë?
36(Sikundrë është shkruarë: “Se për punë teje vritemi gjithë ditënë; u numëruam posi dhëntë për të therurë”.)
37Po mbë gjithë këto punë neve muntmë më teprë me anë t’ ati që na deshi.
38Sepse më është mbushurë mëndëja se as vdekëje, as jetë, as ëngjëj, as urdhëra, as fuqia, as ato që janë ndashti, as ato që do të vinjënë,
39As lartësirë, as thellësirë, as ndonjë tiatrë kriesë, do të muntnjë të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është mbë Jisu Krishtinë Zotinë tënë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.