1Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Sardhej shkruaj:
Këto thotë ay që ka të shtatë frymat’ e Perëndisë, edhe të shtatë yjetë: I di punërat’ e tua, se e ke emërinë se rron, edhe je i vdekurë.
2Bënu i squarë, edhe forco të tierëtë sa kanë për të vdekurë; sepse nuk’ i gjeta punërat’ e tua të plota përpara Perëndisë.
3Kujtonu pra qysh more edhe dëgjove, edhe ruaj, edhe pendonu. Ndë mos ndenjç pra squarë, do të vinj te ti posi viedhës, edhe nukë do të diç mbë ç’orë do të vinj te ti.
4Ke pak emëra edhe ndë Sardhej, që nuk’ i ndyrnë rrobet’ e tyre; edhe ata do të ecënjënë bashkë me mua me rrobe të bardha, sepse janë të vëlyerë.
5Ay që munt, kyj do të vishetë me rrobe të bardha; edhe nukë do të shuanj emërin’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe do të rrëfenj emërin’ e ati përpara tim et, edhe përpara ëngjëjvet ati.
6Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
7Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Filladhelfi shkruaj:
Këto thotë Shënjti, i vërteti, ay që ka “qjyçin’ e Dhavidhit; ay që hap, edhe asndonjë s’mbyll”.
8I di punërat’e tua; ja te kam vënë përpara teje një derë të hapurë, edhe asndonjë s’munt ta mbyllnjë atë; sepse ke pak fuqi, edhe ruajte fialënë time, edhe nukë mohove emërinë tim.
9Ja te do t’ap ndë dorë ca nga mbëledhëja e Satanajt që thonë për vetëhen’ e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po gënjenjënë; ja te do t’i bënj ata të vinjën’ e të falenë përpara këmbëvet tua, edhe ta njohënë se unë të desha tyj.
10Sepse ruajte fialën’ e durimit tim, edhe do të ruanj ty nga ora e ngasëjesë që ka për t’ ardhurë mbë gjithë botënë, që të provonjë ata që rrinë mbi dhet.
11Ja te vinj shpejt; mba atë që ke, që të mos marrë asndonjë kurorënë tënde.
12Kush të muntnjë, do ta bënj atë shtyllë ndë tempullë të Perëndisë tim, edhe nukë do të dalë jashtë më; edhe do të shkruanj mbi atë emërin’ e Perëndisë tim, edhe emërin’ e qytetit Perëndisë tim, Jerusalimit ri, që sbret prej qiellit nga Perëndia im, edhe emërinë tim të rinë.
13Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
14Edhe ëngjëllit qishësë Llaodhiqevet shkruaj:
Këto thot’ ay që ësht’ Amin, besëtari edhe i vërteti martir, të nisurit’ e kriesësë Perëndisë:
15I di punërat’ e tua, se as i ftohëtë je as i ngrohëtë, makar të ishie i ftohët’ a i ngrohëtë.
16Po passi je kështu i vakëtë, edhe as i ftohët’ as i ngrohëtë, do të të viell nga goja ime.
17Sepse thua se: Jam i pasurë, edhe u bësh’ i pasurë, edhe s’kam nevolë as për ndonjë, edhe nuk’ e di se ti je i ngratë, edhe i mjerë; edhe i vobek, edhe i verbërë, edhe i sveshurë.
18Të këshillonj tyj të bleç prej meje ar të provuarë ndë ziarr, që të bëneç i pasurë; edhe të veshç rrobe të bardha, edhe të mos duketë turpëria e të sveshurit yt; edhe lyej syt’ e tu me kollurë, që të shohç.
19Unë gjithë sa i dua, i qërtonj edhe i mundonj; ki zëli pra edhe pendonu.
20Ja te rri mbë derët edhe trokollinj; ndë dëgjoftë ndonjë zënë tim, edhe hap derënë, do të hynj tek ay, edhe do të darkonj bashkë me atë, edhe ay bashkë me mua.
21Ati që munt, do t’i ap të rrijë bashkë me mua ndë front tim, sikundrë që edhe unë munda, edhe ndënja bashkë me tim Atë ndë front t’ati.
22Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.