1 KORINTHIANËT Krej 11. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Bëni si bënj unë, sikundrë edhe unë bënj si Krishti.

2Edhe u lavdonj juve, o vëllezër, se më kujtoni mbë gjithë punërat, edhe mbani porositë që u lashë, sikundrë ua dhashë juve.

3Edhe dua ta dini ju, se kryet’ e çdo burri është Krishti; edhe kryet’ e gruasë është burri; edhe kryet’ e Krishtit është Perëndia.

4Çdo burr kur falet’ a kur profiteps, ndë pastë mbuluarë kryetë, turpëron kryet’e ti.

5Edhe çdo grua, kur falet’a kur profiteps me krye të sbuluarë, turpëron kryet’e saj, sepse është gjithënjë sikur ta ketë rruarë kryetë.

6Sepse ndë mos u mbuloftë gruaja, le të qethetë. Po ndë është turp për gruanë të qethetë, a të rruhetë, le të mbulonetë.

7Sepse burri nukë gjan të mbulonjë kryetë, sepse ësht’ ikonë edhe lavdi e Perëndisë; po gruaja është lavdi e burrit.

8Sepse burri nuk’ është prej gruasë, po gruaja prej burrit;

9Sepse nuk’ u kriua burri për gruanë, po gruaja për burrinë.

10Përandaj gruaja gjan të ketë pushtet mbi kryet të saj, për ëngjëjtë.

11Po as burri pa gruanë, as gruaja pa burrinë është mbë Zotinë.

12Sepse sikundrë gruaja është prej burrit, kështu edhe burri është me anë të gruasë; po të gjitha janë prej Perëndisë.

13Gjykoni ju ndër vetëhet tuaja: i ka hije gruasë t’i faletë sbuluarë Perëndisë?

14Apo as ay fisi nuk’ u dëften juve, se burri ndë pastë flokë të gjatë, është turp për atë?

15Po gruaja ndë pastë flokër të gjatë, është lavdi për atë; sepse floku i është dhënë asaj ndë vënt të mbuluarit.

16Po ndë duketë ndonjë se do të bënjë qartë, neve s’kemi të tillë zakon, as qishat’ e Perëndisë.

17Edhe tuke porositurë këtë, nukë lavdonj, se mbëlidheni jo për më të mirënë, po për më të ligënë.

18Sepse më përpara, kur mbëlidheni ju ndë qishë, dëgjonj se janë të shqyear ndërmest juve; edhe gjer mbë një anë besonj.

19Sepse gjan të jenë edhe eresia ndërmest juve, që të shpërfaqen’ ata që janë të provuarshim ndërmest juve.

20Kur mbëlidheni pra bashkë mbë një vënt, nuk’ është për të ngrënë darkën’ e Zotit;

21Sepse mbë të ngrënët gjithësecili merr përpara tiatrit darkën’ e ti; edhe njëri ka uri, e tiatri është dejturë.

22Mos nukë keni shtëpia për të ngrën’ e për të pirë? Apo s’e zini për gjë qishën’ e Zotit, edhe turpëroni ata që s’kanë? Ç’t’u them juve? T’u lavdonj për këtë? Nuk’ u lavdonj.

23Sepse un’ e mora nga Zoti atë që u dhash’ edhe juve, se Zoti Jisu mb’ atë natë që do t’ epej ndër duar, mori bukë,

24Edhe si u fal ndersë theu, edhe tha: Merrni e hani; kyj është trupi im që thyhetë për ju; këtë bëni për kujtiminë tim.

25Kështu edhe potirinë, passi kishte darkuarë, tuke thënë: Kyj potir është dhiata e re ndë gjakunë tim; këtë bëni sa herë të pini, për kujtiminë tim.

26Sepse sa herë të hani këtë bukë, edhe të pini këtë potir, dëfteni vdekëjen’ e Zotit gjer mb’ atë kohë që të vinjë.

27Përandaj ay që të hajë këtë bukë, a të pijë këtë potirin’ e Zotit, pa qën’ i vëjyerë, do të jetë fajtuar i trupit edhe i gjakut Zotit.

28Po njeriu pra le të vëshgonjë vetëhen’ e ti, e kështu le të hajë nga ajo bukë, edhe le të pijë nga ay potir.

29Se ay që ha e pi pa qën’ i vëjyerë, ha e pi gjykim për dëm për vetëhen’ e ti, sepse nukë shquan trupin’ Zotit.

30Përandaj janë shumë të dobë edhe të sëmurë ndër ju, edhe vdesënë mjaft vetë.

31Sepse ndë shquanim vetëhetë tona, s’do të gjykoneshim.

32Po kur gjykonemi, mundonemi prej Zotit, që të mos gjukonemi për të keq bashkë me botënë.

33Përandaj, o vëllezër, kur mbëlidheni për të ngrënë, prisni njëri tiatrinë.

34Po ndë i arthtë uri ndonjërit, le të hajë ndë shtëpi, që të mos mbëlidheni për të gjykuarë për dëm.

35Edhe të tieratë, kur të vinj, do t’i vë me taks.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help