1Shihni çfarë dashurie na ka dhënë Ati, që të qjuhemi diemt’ e Perëndisë; përandaj bota nukë na njeh, sepse nuk’ e njohu atë.
2Të dashurë, tashi jemi diemt’ e Perëndisë; po edhe nuk’ është shpërfaqurë se ç’do të jemi; po e dimë, se, kur të shpërfaqetë, do të jemi posi ay; sepse do ta shohëm’ atë sikundrë është.
3Edhe kushdo që ka këtë shpëresë mb’ atë, pastron vetëhen’ e ti, sikundrë ay ësht’ i pastrë.
4Kushdo që bën fajinë, bën edhe panominë; sepse faji është panomia.
5Edhe e dini, se ay u shpërfaq, që të ngrerë fajetë tona; edhe faj nukë është tek ay.
6Kushdo që mbet mb’atë, nukë fëjen; kushdo që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as nuk’ e ka njohur’ atë.
7Diemthit’ e mi, asndonjë le të mos u kobonjë juve; ay që bën drejtërinë, ësht’ i drejtë, sikundrë ay ësht’ i drejtë.
8Ay që bën fajinë, është nga dialli; sepse dialli që përpara herësë fëjen. Përandaj u shpërfaq i Bir’ i Perëndisë, që të prishnjë punërat’ e diallit.
9Ay që ka lindurë prej Perëndisë, nukë bën faj, sepse fara e ati mbet mb’ atë; edhe s’munt të fëjenjë, sepse ka lindurë prej Perëndisë.
10Me këtë shquhenë diemt’ e Perëndisë, edhe diemt’ e diallit. Kushdo që nukë bën drejtëri, nuk’ është nga Perëndia, edhe ay që nukë do të vëllanë.
11Sepse këjo është porosia që dëgjuatë që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë;
12Jo sikundrë Kaini ishte prej të ligut, edhe theri të vëllanë. Edhe përse e theri atë? Sepse punërat’ e ati ishinë të liga, e ato të vëllat ishinë të drejta.
13Mos çuditi, vëllezërit’ e mi, ndë u ka mëri juve bota.
14Neve e dimë, se kemi sbriturë nga vdekëja ndë jetët, sepse duamë vëllezëritë; ay që nukë do vëllanë, mbet ndë vdekëjet.
15Kushdo që i ka mëri të vëllat, është njeri-vrasës; edhe e dini se çdo njeri-vrasës s’ka jetë të pasosurë që nbet mbë vetëhet të ti.
16Nga këjo njohëmë dashurin’ e Krishtit, se ay vuri jetën’ e ti për ne; edhe neve kemi detyrë të vëmë jetënë tonë për vëllezërit.
17Po ay që të ketë të mirat’ e botësë, edhe të shohë të vëllanë që ka nevojë, edhe të mbyllnjë zemërën’ e ti nga të dhëmburitë, qysh mbet dashuria e Perëndisë tek ay?
18Diemthit’ e mi, mos të duamë me fialë, as me gjjuhë, po me punë e me të vërtetë.
19Edhe nga këjo njohëmë se jemi prej së vërtetësë, edhe do të sigurojmë zemratë tona përpara ati;
20Sepse ndë na gjukoftë për të keq zemëra jonë, po Perëndia është më i math se zemëra jonë, edhe njeh të gjitha.
21Të dashurë, ndë mos na gjukoftë për të keq zemëra jonë, kemi kuxim te Perëndia;
22Edhe atë që të lypëjmë, e marrëmë nga ay; sepse ruajmë porosit’ e ati, edhe bëjmë të pëlqyeratë përpara ati.
23Edhe këjo është porosia e ati, që të besojmë mb’emër të Birit ati Jisu Krishtit, edhe të duamë njëri tiatrinë, sikundrë na la porosi.
24Edhe ay që ruan porosit’ e ati, mbet mb’ atë, edhe ay mbë këtë, edhe nga këjo e njohëmë se mbet ndër ne, nga Fryma që na dha.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.