EVREJT Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Perëndia si u foli që herë moti atëravet tënë me anë të profitëvet shumë herësh edhe shumë mëndyrësh, na foli edhe neve mbë këto dit të pastajme me anë të Birit,

2Të cilin’ e bëri trashëgimtarin’ e të gjithave, që me anë t’ ati bëri edhe jetët,

3I cili, tuke qënë ndriçimi lavdisë edhe karaktiri i së qënësë ati, edhe tuke mbajturë të gjitha me fialën’ e fuqisë ti, si qëroj fajetë tëna prej vetëhesë ti, ndënji mbë të diathtët të madhërisë ndë vënde të larta;

4Edhe u bë kaqë më i mirë se ëngjëjtë, sa ka trashëguarë një emërë më të çquarë snga ata.

5Sepse cilit prej ëngjejet i tha ndonjëherë: “Ti je biri im; unë të kam pjellë sot?” Edhe përsëri: “Unë do t’i jem ati atë, edhe ay do të më jetë birë?”.

6Edhe përsëri, kur të këllasë të paralindurinë ndë botët, thotë: “Edhe le të lusnjën’ atë gjith’ ëngjëjt’ e Perëndisë.”

7Edhe për ëngjëjt thotë: ”Ay që bën ëngjëjt’ e ti fryma, edhe punëtorët’ e ti flakë ziarri.”

8Po për të birinë: “Froni yt, o Perëndi, është ndë jetë të jetësë: shkop drejtërie është shkopi mbëretërisë sate.

9Deshe drejtërinë e more mëri paudhërinë; përandaj të leu Perëndia, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepërë se piesëtarët’ e tu.”

10Edhe: “Ti, o Zot, që herën e parë themelose dhenë, edhe qiejetë janë punërat’ e duarve tua.

11Ata do të prishenë, po ti mbete; edhe të gjithë do të vietëronenë si rrobë,

12Edhe posi të veshurë do t’i pshtiellç ata, edhe do të ndërronenë; po ti je vetë ay, edhe viet’ e tu nukë do të shterenë.”.

13Edhe cilit prej ëngjëjvet i tha ndonjë herë: “Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënë këmbëjen’ e këmbëvet të tua.”

14Nukë janë të gjithë fryma punëtore, që dërgonenë për punë, për ata që kanë për të trashëguarë shpëtiminë?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help