2 KORINTHIANËT Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe e gjykova këtë me vetëhenë time, që të mos vinj përsëri te ju me hidhërim.

2Sepse unë ndë u hidhërofsha juve, e cili ësht’ ay që më gëzon, veç ay që hidhëronetë prej meje?

3Edhe u shkrova juve këtë, që, kur të vinj, të mos kem hidhërim nga ata që duhej të kishnjam gëzim; tuke pasurë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi im është juaji të gjithëve.

4Sepse prej shumë shtrëngimi e acarimi të zemërësë u shkrova juve me shumë lot, jo që të hidhëroneni, po që të njihni dashurinë që kam me të tepërë mbë ju.

5Edhe ndë pastë hidhëruarë ndonjë, s’më ka hidhëruarë mua, po mbënjanë më ka hidhëruarë, që të mos u rëndonj juve të gjithë.

6Mjaft është për të tillinë njeri kyj qërtim që u bë prej më të shumëvet.

7Kaqë sa përkundrë duhetë më tepër t’ia falni atë, edhe ta ngushulloni atë, që të mos përpihet’ i tilli njeri nga hidhërimi i tepërë.

8Përandaj u lutem juve t’i dëfteni ati dashuri.

9Sepse përandaj u shkrova juve, që të njoh provënë tuaj, ndë jeni të dëgjuarshim mbë të gjitha.

10Edhe ati që t’ia falni, ia fal edhe unë; sepse ndë ia kam falur’ unë ndonjërit, kujdo që t’ia kem falurë, për ju e kam bërë këtë, përpara Krishtit, që të mos tepronjë fuqia e Satanajt përmbi ne;

11Sepse e dimë se ç’ka ndër mënt ay.

12Edhe kur erdha ndë Troadhë të leçis ungjillin’ e Krishtit, edhe m’u hap një derë për Zotinë, s’pata të prëjturë ndë shpirt tim, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë tim.

13Po si i lashë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni.

14Po falemi ndersë Perëndisë që na bën të thiramvefsmë kurdo me anë të Krishtit, edhe çpërfaq mbë çdo vënt erën’e mirë e të njohurit ati me anë tënë.

15Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi neve te Perëndia mb’ ata që shpëtonjën’ edhe mb’ ata që humbasënë.

16Për këta neve jemi erë vdekëje për vdekëje, e për ata erë jete për jetë. E cili ësht’ i zoti për këto punë?

17Sepse neve s’jemi si të shumëtë, që shesënë me kobim fialën’ e Perëndisë, po si nga zemër’ e këthiellëtë, po si nga an’ e Perëndisë, flasmë për Krishtinë përpara Perëndisë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help