KOLLOSSIANËT Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Ju zotërinjtë, u epni shërbëtorëvet tuaj pagën’ edhe të drejtënë, tuke diturë se edhe ju keni Zot mbë qiejet.

2Qëndroni mbë të falurit, edhe rrini squarë nd’ atë me të falurë ndersë;

3Tuke falurë përherë edhe për ne, që të na hapë derën’ e fialësë Perëndia, që të flasëmë fshehësirën’ e Krishtit, për të cilënë unë jam lidhurë;

4Që ta çfaq atë, sikundrë duhetë të flas.

5Ecëni me urtësi mbë të jashtëmit, tuke shpërblerë kohënë.

6Fiala juaj le të jetë përherë me hirë, ndrequrë me krypë, që të dini qysh gjan t’i përgjigjeni gjithësecilit.

7Gjithë punërat’ e mia do t’ua dëftenjë juve Tyqiku, vëllaj i dashurë, edhe punëtori besëtar, edhe shërbëtori bashkë me mua mbë Zotinë;

8Të cilin’ e dërgova te ju për këtë punë, që të marrë vesh punëratë tuaja, edhe të ngushullojnjë zemëratë tuaja.

9Bashkë me Onosiminë, besëtarin’ edhe të dashurinë vëlla, që është prej jush; ata do t’u dëftenjënë juve për gjithë punërat që bënenë këtu.

10U faletë juve me shëndet Aristarku robi bashkë me mua, edhe Marku, i nipi Varnavësë (që muartë porosi për atë; ndë arthtë te ju, pritni atë).

11Edhe Jisuj që thuhetë Just, të cilëtë janë nga rrethpresëja; këta vetëmë janë punëtorë bashkë me mua ndë mbëretërit të Perëndisë, të cilëtë m’u bënë ngushullim.

12U faletë juve me shëndet Epafraj që është prej jush, shërbëtori i Krishtit, i cili mundonetë gjithënjë për ju ndë të falurat, që të qëndroni të kulluarr’ edhe të mbushurë mbë çdo dashurim të Perëndisë.

13Sepse unë martiris për atë, se i përvëlonetë zemëra shumë për ju, edhe për ata që janë ndë Laodhiqi, edhe për ata që janë ndë Hierapolë.

14U faletë juve me shëndet Luka, miekësi i dashuri, edhe Dhimaj.

15U falni më shëndet vëllezëret që janë ndë Llaodhiqi, edhe Nymfajt edhe qishësë që është ndë shtëpit t’ati.

16Edhe si të këndonetë karta ndër ju, bëni që të këndonet’ edhe ndë qishë të Llaodhiqiasvet; që të këndoni edhe ju kartënë nga Llaodhiqia.

17Edhe i thoni Arqippit: Ki kujdes për shërbesënë që more mhë Zotinë, që ta mbushç atë.

18Të faluritë me shendet u shkrua me dorënë time, të Pavlit. Kujtoni të lidhurat’ e mia. Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help