SBULESA Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pashë mbë të diathtët ati që ishte ndenjurë mbë front një vivli shkruarë përbrënda e përjashta, vulosurë me shtatë vula.

2Edhe pashë një ëngjëll të fortë tuke leçiturë me zë të math: “Cili ësht’ i zoti të hapë vivlinë, edhe të sgidhë vulat’ e asaj?”

3Edhe asndonjë nukë munte ndë qiell, as as mbë dhet, as ndënë dhet, të hapë vivlinë, as ta shohë.

4Edhe unë klanjam shumë, sepse asndonjë nuk’ u gjënt i zoti të hapë (e të këndonjë) vivlinë, as ta shohë.

5Edhe një nga pleqtë më thotë: “Mos klaj; ja te mundi leoni që është prej farësë Judhësë, rrënja e Dhavidhit, të hapë vivlinë, edhe të sgjidhë të shtatë vulat’ e asaj.”

6Edhe pashë, edhe ja ndë mes të fronit edhe të katrë shtësëvet, edhe ndë mes të pleqvet një Qënq që po rrinte posi i therurë, edhe kishte shtatë brirë, edhe shtatë sy, të cilatë janë të shtatë frymat’ e Perëndisë që janë dëshmuarë ndëpër gjithë dhenë.

7Edhe erdhi e mori vivlinë prej së diathtash’ ati që ishte ndenjurë mbi front.

8Edhe kur mori vivlinë, të katrë shtësët edhe të njëzet e katrë pleqtë ranë përpara Qëngjit, që kishinë gjithësecili qithara e kupa t’arta mbushurë me qemëra, të cilëtë janë të falurat’ e shënjtorëvet.

9Edhe këndonjinë një kënkë të re, tuke thënë: “I vëlyerë je të marrç vivlinë, edhe të hapç vulat’ e asaj; sepse u there, edhe na shpërbleve te Perëndia me gjakunë tënt, prej çdo fare e gluhe e llauzi e kombi.

10Edhe na bëre mbëretër e priftërë te Perëndia ynë; edhe do të mbëretërojmë mbi dhet.

11Edhe pashë, edhe dëgjova një zë shumë ëngjëjsh përqark fronit edhe shtësëvet edhe pleqvet; edhe numëri atyreve ishte me milëra milërash, e me dhietë milëra dhietë milërash,

12Që thoshinë me zë të math: “I vëlyer’ është Qëngji i therurë të marrë fuqin’ e pasëjen’ e diturin’ e forcën’ e nderin’ e lavdin’ e bekimnë.” —

13Edhe çdo kriesë që është ndë qiell, e mbë dhet, e ndënë dhet, e sa janë ndë det, edhe gjithë ato që janë nd’ ata, dëgjova që thoshinë: “Mb’atë që është ndenjurë mbë front edhe mbë Qëngjinë qoftë bekimi e nderi e lavdia e pushteti ndë jetët të jetëvet.”

14Edhe të katrë shtësëtë thoshinë: Amin; (edhe të njëzet e katrë) pleqtë ranë edhe u falnë (ati që rron ndë jetët të jetëvet).

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help