1 KORINTHIANËT Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe unë, o vëllezër, nukë munda të flas te ju, posi mbë njerës të shpirtit, po posi mbë njerës të mishit, posi mbë foshnje mbë Krishtinë.

2U ushqeva juve me qjumësht, e jo me gjellë; sepse edhe nukë muntnitë ta prisit’ atë, po edhe ndashti s’muntni;

3Sepse jeni po njerës të mishit; sepse kur është ndër ju cmir e qartë e të ndarë, a nukë jeni njerës të mishit, edhe ecëni pas njeriut?

4Sepse kur thotë njëri: Unë jam i Pavlit, edhe tiatri: Unë jam i Apollojt, a nukë jeni njerës të mishit?

5Cili pra është Pavli, e cili Apolloj, jo tiatërë përveç shërbëtorë, që besuatë me anë t’ atyreve, edhe sikundrë i dha Zoti gjithësecilit?

6Unë mbolla, Apolloj ujiti, po Perëndia i rriti.

7Kaqë sa as ay që mbiell nuk’ është gjë, as ay që ujit, po Perëndia që rrit.

8Edhe ay që mbiell e që ujit janë një; edhe gjithësecili do të marrë pagën’ e ti pas mundëjesë ti.

9Sepse neve jemi punëtorë bashkë me Perëndinë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.

10Pas hirit Perëndisë që m’u dha, si mieshtër i diturë unë vura themeli; e një tiatër ndërton; po gjithësecili le të shohë qysh ndërton.

11Sepse asndonjë nukë munt të vërë tiatër themel, përveç ati që është vënë, i cili është Jisu Krishti.

12Edhe ndë ndërtoftë ndonjë mbi këtë themel, ar, argjënt, gurë të paçëmuarë, dru, bar, kallam;

13Gjithësecilit do t’i dëftenetë puna, sepse dita do ta dëftenjë atë, sepse me anë të ziarrit nxiretë shpërfaqetë, edhe ziarri do të provonjë punën’ e gjithjësecilit çfarë është.

14Ndë mbettë puna e ndonjërit që ndërtoj, do të marrë pagë.

15Ndë u diektë puna e ndonjërit, do t’i bënetë dëm; po ay do të shpëtonjë, posi prej ziarrit.

16Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Frym’ e Shënjtëruarë rri ndër ju?

17Ndë prishtë ndonjë tempullin’ e Perëndisë, këtë do ta prishnjë Perëndia; sepse tempulli i Perëndisë që jeni ju, ësht’ i shënjtëruarë.

18Asndonjë le të mos gënjenjë vetëhen’ e ti; ndë kujtoftë ndonjë ndër ju se ësht’ i diturë ndë këtë jetë, le të bënet’ i marrë, që të bënetë i diturë.

19Sepse dituria e kësaj bote është marrësi përpara Perëndisë. Sepse është shkruarë: “Ay që zë të dituritë ndë dinakëri të atyreve.”

20Edhe përsëri: “Zoti njeh mendimet’ e të diturëvet se janë të kotë.”

21Përandaj asndonjë le të mos mburretë mbë njerës; sepse të gjitha janë tuajatë.

22A Pavli, A Apolloj, a Qifaj, a bota, a jeta, a vdekëja, a këto që janë ndashti, a ato që do të vinjënë, të gjitha janë t'uajatë.

23Edhe ju, të Krishtit; edhe Krishti i Perëndisë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help