ROMANËT Krej 9. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Them të vërtetë mbë Krishtinë, nukë gënjenj, (sepse kam ndërgjegjëjen time që martiris bashkë me mua ndë Frymët të Shënjtëruarë),

2Se kam hidhërim të math edhe të dhëmburë që s’shteretë ndë zëmërë time.

3Sepse unë vetë donjam të ishnjam i mallëkuarë (ndarë) nga Krishti për vëllezërit’ e mi, që janë nga gjaku im pas mishit;

4Të cilëtë janë Israilitë, të cilëvet është birëria, edhe lavdia, edhe dhiatatë, edhe e vëna e nomit, edhe lutëja, edhe të zotuaratë;

5Të cilëvet janë atëritë, edhe prej atyreve lindi Krishti pas mishit, i cili është përmbi të gjitha Perëndi i bekuarë për gjithë jetët. Amin.

6Po nukë munt të bierë poshtë fiala e Perëndisë. Sepse nukë janë Israilitë gjith’ ata që janë prej kombit Israilit.

7As sepse janë far’ e Avraamit,janë të gjithë bijt’ e ati; po “fara jote do të qjuhetë mbë Isaakunë”.

8Do me thënë, nukë janë bijt’ e Perëndisë këta bijt’ e mishit, po bijt’ e të zotuarit numëronenë për farë.

9Sepse fiala e të zotuaritështë këjo: “Do të vinj mbë këtë kohë, edhe Sarra do të ketë bir”.

10Edhe jo vetëmë këjo, po edhe Reveka kur u ngjit me barrë prej një burri, Isaakut atit tënë;

11(Sepse para se të lindinë dy dielmtë, edhe para se të bëninë ndonjë punë të mirë a të ligë, që të mbesë urdhëri i parë i Perëndisë që është pas të sgjedhurit, jo prej punësh, po prej ati që thërret),

12Iu tha asaj: “Se i madhi do t’i shërbenjë më të vogëlit.”

13Sikundrë është shkruarë: “Jakovin’ e desha, po Isafinë e pata mëri”.

14Ç’do të themi pra? Mos është shtrembëri te Perëndia? Qofë lark.

15Sepse ay i thotë Mojsiut: “Do të përdëllenj atë që të përdëllenj, edhe do të më dhëmbet’ ay që të më dhëmbetë”.

16 Këjo nuk’ është pra e ati që e do, as e ati që ecën, po e Perëndisë që përdëllen.

17Sepse shkronja i thotë Faraojt: “Se për këtë punë të ngrita, që të dëftënj fuqinë time te ti, edhe që të rrëfenet’ emëri im mbë gjithë dhenë”.

18Atë që të dojë pra e përdëllen; edhe atë që të dojë e ashpëron.

19Do të më thuash pra: Ç’qjahetë më? Cili i doli kundrë dashurimit ati?

20Po cili je ti, o njeri, që i përgjegje kundrë Perëndisë? Mos do t’i thotë gatesa gatonjësit:

21Përse më bëre kështu? Apo s’ka pushtet shtëmbari mbi baltënë, që të bënjë prej një brumi një enë për nderë, edhe një tiatër për shpërnderim?

22Ndë deshi Perëndia të dëftenjë zemëratën’ e ti, edhe të bënjë të njohurë fuqin’ e ti, duroj me shumë zemërë të gjërë enët’ e zemëratësë, që qenë bërë të humburë?

23Edhe që të bënjë të njohurë pasëjen’ e lavdisë ti mbi enët’ e përdëllimit, që i bëri gati për lavdi,

24Po edhe neve, që na thirri jo vetëmë prej Judhenjç, po edhe prej kombesh?

25Sikundrë thotë edhe ndë Osienë: “Do të qjuanj llauzinë tim atë s’është llauzi im, edhe të dashurë, atë që s’ësht’ e dashurë”.

26“Edhe do të jetë nd’atë vënt, tek u është thënë atyreve: “Nukë jeni ju llauzi im, atie do të qjuhenë të bijt’ e Perëndisë gjallë.”

27Edhe Isaia bërtet për Israilinë: “Ndë qoftë numëri i të bijvet të Israilit posi rëra e detit, do të shpëtonjën’ ata që mbetenë;

28Sepse do të mbaronjë e do të shkurtonjë llogari me drejtëri, sepse Zoti do të bënjë llogari të shkurtuarë mbë dhet.”

29Edhe sikundrë tha që përpara Isaia: “Zoti Savaoth ndë mos kishte lënë farë mbë ne, do të jeshëm bërë posi Sodhomatë, edhe do të jeshëm përgjajturë me Gomorratë”.

30Ç’do të themi pra? Se ata kombetë që nukë ndoqnë drejtëri, i harrinë drejtërisë, edhe asaj drejtërisë që është nga besa?

31Po Israili tuke ndiekurë nomin’ e drejtërisë, nuk’ i harriu nomit drejtërisë.

32Përse? Sepse nuk’ e ndiqte atë pas besësë, po pas punësh nomit.

33Sepse u penguanë mbë gurë të pengesësë; sikundrë është shkruarë: “Na te vë një gurë pengese ndë Sion, edhe një shkëmp skandhallie, edhe kushdo që i beson ati nukë do të turpëronetë”.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help