1Përandaj tuke pasurë këtë shërbesë, sikundrë u përdëllyem, s’lodhemi.
2Po mohuam të fshehurat’ e turpërisë, e s’ecëjmë me dinakëri, as nukë prishmë fialën’ e Perëndisë me kobim, po me të shpërfaqurit’ e së vërtetësë ndorëzojmë vetëhenë tonë mbë çdo ndërgjegjëje njerëzish, përpara Perëndisë.
3Edhe ndë qoftë se është ungjilli ynë mbuluarë, është mbuluarë për ata që janë të humburë;
4Sepse Perëndia i kësaj jetë u verboj mendimet’ atyreve që s’besonjënë, që të mos ndriçonjë mb’ ata drita e ungjillit lavdisë Krishtit, i cili është shëmbëlles’ e Perëndisë.
5Sepse s’leçismë vetëhenë tonë, po Zotinë Jisu Krisht, edhe vetëhenë tonë shërbërtorëtë tuaj për Jisunë.
6Sepse ay Perënduia që tha të ndriçonjë dritë nga errësira, ay ndriçoj ndë zemërat tona, për të ndriturit’ e së njohurësë lavdisë Perëndisë ndë faqet të Jisu Krishtit.
7Edhe kemi këtë thesar ndë enë të baltta, që të jetë tepërica e fuqisë nga Perëndia, edhe jo nga ne.
8Mbë çdo gjë acaronemi, po nukë shtrëngonemi; jemi të ngatëruarë, po s’na hiqetë shpëresa;
9Ndiqemi, po nukë jemi të lënë; jemi të hedhurë poshtë, po s’jemi të humburë.
10Kurdo biemë rreth vdekëjen’ e (Zotit) Jisu mbë trupinë tënë, që të shpërfaqet’ edhe jeta e Jisujt mbë trup tënë.
11Sepse neve që rrojmë gjithënjë epemi mbë vdekëje për Krishtinë, që të shpërfaqet’ edhe jeta e Jisujt ndë misht tënë të morçëminë.
12Kaqë sa vdekëja punonetë mbë ne, e jeta mbë ju.
13Edhe tuke pasurë po atë frymën’ e besësë, pas të shkruarit: “Besova, përandaj fola”, dhe neve besojmë, përandaj edhe flasmë.
14Tuke diturë, se ay që ngjalli Zotinë Jisu, do të na ngjallë edhe neve me anë të Jisujt, edhe do të na nxierrë përpara ati bashkë me ju.
15Sepse të gjitha janë për ju, që ay hiri i tepërë të tepronjë mbë lavdin’ e Perëndisë për të faluritë ndersë më të shumëvet.
16Përandaj s’lodhemi; sepse ndonëse ay njeriu që është përjashta nesh prishetë, po ay që është përbrënda përtërihetë dita për ditë.
17Sepse shtrëngimi ynë i lehëtë që është për pak kohë punon për ne tepër së tepërmi një lavdi të rëndë të pasosurë.
18Sepse neve nukë shtiemë sytë mb’ ato që shihenë, po mb’ ato që nukë shihenë; sepse ato që shihenë janë për pak kohë, po ato që nukë shihenë janë të pasosura.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.